Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Altuna Sejdiu, e njohur me emrin e artit Tuna, i ka dhënë fund pritjes së ëmbël, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Nëpërmjet një kolazhi fotosh emocionuese nga momenti lindjes, Tuna zbulon dhe emrin e djalit të saj të dytë, i cili është Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë.
Ai më bekoi me dy djem”,-ka shkruar ajo në përshkrim. Ky lajm ishte surprizues për të gjithë, pasi Tuna vendosi ta mbante shtatzëninë e saj larg syrit të publikut.
Këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë e për më tepër muajt e fundit u përfol për një ndarje nga Patrisi.
Ky i fundit reagoi ditën e djeshme me një postim në rrjetet sociale se është bërë baba për herë të dytë.
“Mirësevjen në jetë Zen”-shkruan Patrisi krah fotos ku shfaqet vogëlushi.