DHEMBJA
U bë një vit që kemi frikë kur dalim jashtë
Një vit që njëri-tjetrin e mbajmë në distancë
Një “hien e zezë” qarkullon rreth nesh ditë e natë
E godet njeriun në mushkëri, në gjak e n’palcë
E kam ndjerë dhembjen, për secilin që e ka zënë
Edhe përse mua deri tani, akoma nuk më ka rënë
Iu kam prekur dorën, ballin, dhe shumë i kam uruar
Si një ithtarë i jetës, dhe solidaritetit për t’a luftuar
Ca që i kam parë, vuanin tmerrësisht n’kthetrat e saj
Më në fund ia dilnin, ndonjërin ka arritur dhe t’a marrë
“Hiena e zezë”, të vjen rrotull n’fshehtësi e me ngadalë
Pastaj si një përbindësh, orvatet të të shpier në varr
Për ata që s’ia dalin me dhemb shpirti, e m’rrjedhin lot!
“Hiena e zezë” ka emër Covid-19 dhe mbushi një motmot
Na ka shtrydhur, na ka tkurrur, na mori edhe ca miq e shokë
Por në miliona të tjerë, “hiena” humbi, e s’i shpuri n’varr dot
Tani po vjen pranvera, për njeriun më e lumtura stinë
Shkenca, “hienën e zezë” gjithandej ka filluar ta fshijë
Ndiejmë dhembje, për t’afërm, miq e shokë, kemi derdhur lot
T’i kujtojmë me një MEMORIAL, t’gjithë ata që s’ia dolën dot!
_______________________
© Autor, Skender Doçi
Tiranë më, 6 Mars 2021











