InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edvini, dekorimi i heronjve dhe ligji i Të Ngjashmëve…

12 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
E fundit/ Edi Rama humb gjyqin me Sali Berishën, a do të dorëhiqet siç premtoi?

Nga Sali Berisha

Ditët e fundit, Edi Rama ka hapur në vend një polemikë të habitshme, por edhe tejet lënduese për çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij politike.

Ai është vërsulur kundër dekorimeve nga Presidenti i Republikës, në ushtrim të funksionit të tij të ndereve të vendit, të disa dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar, konkretisht Avni Rustemit, Vasil Laçit, Vojo Kushit etj.

Reagimi i Ramës ndaj këtyre dekorimeve, nën pretekstin se nuk dekorohen të vdekurit apo të dekoruarit e vdekur – është absurd dhe qesharak.

Me këtë reagim ai ka ngjallur hamendje nga më të shumtat.

Disa mendojnë se e ka nga xhelozia, të tjerë shprehen se ai që i ka vendosur Çelësin e Artë të kryeqytetit, Bregoviçit – autorit të këngës “Kallashnikov”, himnit të masakrave të serbëve mbi shqiptarët e Kosovës, nuk mund të pranojë të dekorohen dëshmorët apo heronjtë e kombit shqiptar.

Të tretë mendojnë se Rama druhet se këto dekorime i rrisin pikët në publik, Presidentit dhe kjo mund të përkthehet në pakësim edhe më të madh të votave për të dhe partinë e tij, që është kthyer në partinë e drogës, trafiqeve, vjedhjeve dhe korrupsionit dhe nuk e lidh asgjë me të rënët e kombit.

Në të gjitha këto mendime mund të ketë copëza të vërtetëzash.

Por e vërteta e madhe është diku tjetër. 

Ajo qëndron tek ligji i Të Ngjashmëve, pra similia similibus e latinëve dhe kjo e shfazon dhe tmerron Ramën në atë shkallë sa e ka shtyrë të humbasë edhe mendjen dhe ndërmarrë një betejë të hapur kundër heronjve dhe dëshmorëve dhe dekorimit të tyre pas vdekjes.

Kështu, Avni Rustem tani atij i duket çdo emigrant shqiptar. Ndaj dhe dekorimin e Avni Rustemit, Rama e merr si një grishje apo apel për çdo emigrant, që për shkak të akteve të tij të tradhtisë së lartë, ndarjes së Kosovës, shitjes së detit Greqisë, spastrimit etnik të Shqipërisë, të jetë gati t’i rezervojë atij duke dalë apo duke hyrë në ndonjë hotel jashte vendi, atë që Avni Rustemi i rezervoi Esat Pashës.

Rama ndjehet kaq i huaj për këtë popull sa që tmerrohet nga emri i Vasli Laçit dhe çdo i ri këmbësor apo i ulur në trotuar kur ai kalon i duket nje Vasil Laç, i cili nuk shkoi në Romë, por e gjuajti në rrugët e Tiranës, Perandorin e Italisë, Abisinisë dhe Shqipërisë, Viktor Emanuelin.

Rama shpërfytyrohet nga dekorimi i Vojo Kushit sepse bazuar në ligjin e të ngjashmëve, mendon se ndonjë të riu “kokëkrisur” të frymëzuar nga Vojo Kushi, makina e blinduar e Edvinit mund t’i duket si autoblindë pushtuesi dhe do të vërsulet si Vojua mbi të.

Me këtë rast dua t’i them Zografit bis se nuk të kanë faj as Avni Rustemi, Vasil Laçi apo Vojo Kushi pse ti me aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, drogën, vjedhjet, je shndërruar në figurën më të urryer pas Enver Hoxhës për shqiptarët.

25 prilli po vjen, koshi i plehrave të historisë të pret!

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2026

19 Prill, 2026

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com