Një lajm i bujshëm i ditëve të fundit është laegimi i aktores së njohur të humorit, Renada Caci nga “Portokalli”. Vlen të theksohet fakti që Renada i ka dedikuar një dekadë këtij spektakli humori me role të spikarura, sidomos “Luzen”. E kontaktuar nga infopress për një prononcim, ajo zgjodhi të mos flasë shumë.
Unë jam rritur profesionalisht gjatë gjithë këtij rrugëtimi dhe gëzoj një respekt maksimal për drejtuesit e institucionit.

Një konsideratë të lartë aktorja ka shprehur në një story të saj për kolegët Flor Binaj dhe Rezart Veleshnja, duke i cilësuar si elementët më të vlefshëm të atij spektakli. Arsyet e mia të largimit do i bëj të qarta në një dalje timen ekskluzive.

Nuk dua të tremb njeri, por ndjekësit e mi e meritojnë një shpjegim. Unë jam e bindur që nuk kam cënuar njeri as në media dhe as jashtë saj. Projekte të reja kam në kokë, tani na mbetet vetëm të presim. Gjithashtu po i dedikohem biznesit të sapohapur në Tiranë, i cili është në rrugë të mbarë, butiku i rrobave “ReStyle”.

Kaq tha për infopress, Renada Caci. Vlen të përmendet fakti se ndjekësit e aktores kanë reaguar menjëherë duke shprehur trishtimin e tyre për largimin e saj dhe duke theksuar se spektakli i humorit nuk vlen të shihet më. Pala tjetër ende nuk ka patur asnjë reagim, por e sigurt që ndihen të këcënuar nga konkurenca pasi kanë humbur një “ushtar” të rëndësishëm të “kështjellës” së tyre. /E. D (InfoPressAlbania/













