Disa njerëz pastrojnë shtëpitë e tyre çdo ditë, disa një herë në javë, disa të tjerë çdo 15 ditë, ndërsa të tjerë e pastrojnë shtëpinë pak nga pak çdo ditë.
Por disa objekte dhe vende duhet të pastrohen çdo ditë pasi nuk iu merr mendja sesa të rrezikshëm mund të jenë ato për shëndetin tonë.
Ne po ju sjellim në vëmendje disa.
1. Koka e dushit
Uji që rrjedh në kokën e dushit nuk do të thotë se vetëpastrohet. Bakteriet mund të rriten në të dhe nëse ju do të pini ujë ndërkohë që bëni dush, kjo është një ndër shkaqet kryesore të krijimit të infeksioneve në mushkëri.
2. Unazat
Nëse keni një unazë martese që nuk e hiqni asnjëherë, është mirë ta bëni pastrimin e saj në rutinën tuaj të përditshme. Studimet kanë zbuluar se duart e njerëzve që vendosin unaza kanë më shumë baktere sesa ato që nuk i vendosin.
3.Timoni
Pjesa e brendshme e makinave është një burim i madh i baktereve të dëmshme. Nëse nuk do ta pastroni makinën tuaj çdo ditë, është më mirë të paktën të pastroni timonin e makinës tuaj tuaj para se ta prekni.
4. Dorezat e dyerve
Nëse ka një objekt që prekim çdo ditë me duart tona kur vijmë nga rruga, janë dorezat e dyerve. Ata mund të mbajnë me qindra mikroorganizma që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë.
5.Tastiera
Ne përdorim kompjuterin çdo ditë, por tastiera ngaqë preket kaq shpesh, është burim i disa llojeve të baktereve. Lajmi i mirë është se një pastrim i thjeshtë me fshirëset e lagështa antibakteriale mund të çojnë në një ulje të konsiderueshme të papastërtisë.
6. Telekomanda
Një objekt tjetër që prekim çdo ditë është telekomanda. Studiuesit kanë gjetur maja, myk dhe baktere në këtë mjet shtëpiak, kështu që është më mirë të gjeni disa minuta në fund të ditës për ta pastruar atë.
7. Çelësat e dritës
Çelësat e dritës shpesh kalojnë pa u vënë re kur pastrojmë shtëpinë, por ato janë gjithashtu një vend ku mikrobet dhe bakteret dëshirojnë të fshihen. Për ta vërtetuar këtë, studimet zbuluan se ato janë një nga vendet më të ndotura në një dhomë.
8. Lavamanët e banjës
Ne i lajmë duart dhe dhëmbët çdo ditë, madje më shumë se një herë, kështu që nuk është për t’u habitur që lavamanët e banjës mund të jenë vazhdimisht të ndotura. Lavamanët e banjës janë shtëpi e më shumë se 50,000 baktereve. Një e fshirë e përditshme anti-bakteriale mund ta vrasë këtë koloni në çast.
9. Furçat e dhëmbëve
Grimcat e ushqimit mbesin në furçat e dhëmbëve çdo ditë. Gjithashtu, shumica prej nesh i mbajnë furçat e dhëmbëve të ekspozuar në banjë, duke lënë që fijet e tij të jenë burim i llojeve të shumta të baktereve. Kjo është arsyeja pse është më mirë të pastroni furçat e dhëmbëve çdo ditë.
10. Dritarja e dhomës
Poleni, myku dhe grimcat e tjera të papastërtisë mund të fshihen në dritaret e dhomës së gjumit, duke rritur sulmet e alergjisë ndërsa flemë. Fshijeni çdo ditë para se të shkoni në shtrat dhe do të hiqni qafe problemet shëndetësore të padëshirueshme.
Tani, pas leximit, a mendoni se do t’i pastroni këto vende dhe objekte çdo ditë?