Rudina Hajdari i është bashkuar Nismës Thurje për të filluar një lëvizje të re politike.
Sipas Hajdarit, lëvizja e re politike konsiston në një projekt të ri së bashku me qytetarë, intelektualë, studentë dhe personazhe nga diaspora.
Më tej ajo akuzon klasën aktuale politike se është e dështuar teksa fton të gjithë ata që besojnë se vendin i duhet ndryshim t’i bashkohen.
“Jemi një grup qytetarësh, intelektualësh, studentë, personazhe nga diaspora etj, të cilët kemi vendosur të bëhemi bashkë në një projekt politik duke ftuar sigurisht edhe të gjithe ata që besojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Klasa aktuale politike ka dështuar”.- tha Hajdari për News 24.