InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Asnjë nga 7 kryeministrat e pasluftës së Kosovës nuk e mbylli mandatin e plotë

29 Maj, 2020
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Thaçi tjetër letër Albin Kurtit: Sill emrin e mandatarit për formimin e qeverisë

Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka pasur 9 mandate qeverish, në krye me 7 kryeministra. Por, asnjëri nga këta shefa të qeverisë nuk e ka përfunduar mandatin e plotë. Pas qeverisë së përkohshme të cilën e kishte udhëhequr Hashim Thaci, kryeministër i parë i Kosovës pas luftës u bë Bajram Rexhepi që qëndroi në këtë pozitë nga marsi i vitit 2002.

Në atë kohë dokumenti më i lart juridik në vend ishte Korniza Kushtetuese, pas i që Kosova administrohej nga Misioni i OKB-së në Kosovë i njohur si UNMIK. Me të njëjtin dokument në fuqi dy vite më vonë, më saktësisht më 3 dhjetor 2004 në këtë pozitë Parlamenti i Kosovës me shumicë votash zgjodhi Ramush Haradinajn.

Pa i bërë as 100 dite punë, Haradinaj dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi ndaj tij Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi ngriti aktakuzë ndaj tij, mbi dyshimet për krime lufte. Kështu, pozita e kryeministrit mbeti e lirë.

Me 71 vota pro dhe 36 kundër Kuvendi i Kosovës më 23 mars të 2005 zgjodhi për kryeministër të Kosovës Bajram Kosumin. Në këtë pozitë Kosumi qëndroi për 353 ditë. Pas tij kryeministër i ri i vendit më 2006 u zgjodh Agim Çeku. Me 65 vota për, 33 kundër dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës kishte zgjedhur kryeministrin dhe qeverinë e re.

Zgjedhjet e ardhshme, ato të 17 nëntori 2007 sollën fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Rrjedhimisht, kre i qeverisë u zgjodh Hashim Thaçi. Votimi për zgjedhjen e tij u bë më 9 janar të vitit 2008. E Hashim Thaçi, nuk e pati këtë mandatin e vetëm. Ai 3 vite më vonë, sërish u zgjodh kryeministër i vendit, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të vitit 2011.

Vetëm se nëtë këtë kohë, ishte miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në këtë mandati, ai qëndroi më së gjati në historinë e kryeministrave, 1387 ditë. Por, ani pse më së gjati, ai nuk arriti ta përfundojë mandatin e plotë prej 4 vitesh.

Më 2014, ishte Isa Mustafa, kreu i LDK-së ai që u zgjodh kryeministër i vendit me 73 vota për të deputetëve. Në këtë post Mustafa qëndroi deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato të 11 qershorit të vitit 2017. Pas këtyre zgjedhjeve, 3 muaj kohë mori formimi i qeverisë së re në krye me Ramush Haradinajn. Këtë herë Haradinajt i zgjati mandati më shumë se herën e parë, por prapë nuk e përfundoi atë.

Në korrik të vitit 2019, Haradinaj dha edhe njëherë dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi i njëjti u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit në vend nxorën parti fituese Lëvizjen Vetëvendosje në krye me Albin Kurtit.

Muaj më vonë, më saktësisht më 3 shkurt të vitit 2020, Kurti u votua me 66 vota pro, e 10 abstenime. Në pozitën e shefit të ekzekutivit, Kurti qëndroi vetëm për 51 ditë. Më 25 mars të këtij viti, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij rezultoi i suksesshëm. 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan për mocionin i cili edhe bëri Qeverinë Kurti më jetëshkurtër prej pasluftës./Express

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com