InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Njerëz të lirë apo skllevër të privilegjuar ?

22 Prill, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Njerëz të lirë apo skllevër të privilegjuar ?

Nga Dritan SHANO

-Hej shqiptarë! Mos e harroni atë videon ku disa policë algjerianë i hynë në dru njerëzve, dhe kryeministri tha se ja çbën policia në Spanjë – vend i BE. Ideja ishte që mos u çudisni kur t’ju hyjmë në dru dhe juve. Qeveria do vazhdojë të fabrikojë papushim “Masa Mbrojtëse” të cilat ju s’do keni çtë bëni, por do i shkelni. Pastaj, vu druri. Pse, kujtoni ju se doli Shqipëria nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Sepse po të kishte ndenjur brenda, atje njeriu ka absolutisht të drejtë ta kundërshtojë qeverinë, ndërsa qeveria nuk ka absolutisht të drejtë t’i detyrojë njerëzit t’i binden asaj.

-Njerëzit e duan jetën e tyre, shumë më tepër sesa qeveria e do jetën e tyre. Për këtë arsye njerëzit dalin, takohen, ecin, vrapojnë, marrin frymë thellë, punojnë. Sepse vetëm kështu ruhet shëndeti imunitar. Përballë shëndetit imunitar, mjekësia dhe qeveria janë si ç’është një karrocë me kushineta përballë një Lamborghini. Izolimi e asgjëson shëndetin imunitar. Sa më gjatë, aq më përfundimisht. Qeveritë që vazhdojnë me strategjinë e izolimit po asgjësojnë shëndetin imunitar të njerëzve. Kjo do ishte genocid. Nëse virusi kthehet pas një farë kohe, mundësia që të vrasë këdo që prek është shumë e lartë, për shkak të mungesës së imunitetit të dobësuar nga izolimi.

-Qeveritë perëndimore po hapin vendet e tyre, po heqin dorë nga pengmarrja e jetës, ekonomisë, ndoshta më shpejt se sa do kishin kënaqësi dhe dëshirë ta bënin, por janë të detyruara ta bëjnë për shkak se kanë kuptuar që e qelbën më këtë propozimin e “më shumë siguri për më pak liri”. Sepse këto qeveri e dinë se nuk do mjaftonin miliona të vdekur që ato të justifikonin vendosjen e kontrollit mbi gjithçka, dhe sidomos mbi ekonominë. Jo për gjë, po liria ekonomike është në themel të demokracisë, dhe kjo liri i përket individit, dhe jo qeverisë, së cilës nesër i duhet të marrë votat e individëve. Përpos kësaj kryeministrat e qeverive perëndimore e kanë kuptuar që nuk mund të pretendojnë se janë ata që po i mbrojnë njerëzit nga virusi, sepse do ishte njësoj sikur të thoshin se po i mbrojnë njerëzit nga UFO-t.

-Qeveria jonë, e cila nuk pjerdh për vota se ka mbështetje mbi 61%, ndjen se nuk ka pse ta lëshojë këtë kënaqësi nga dora dhe po e shndërron “karantinën” në “tetëdhjetinë”. Pse? Ushtari i shkretë, të cilin e kishin qethur tullë dhe i kishin futur klorin në ushqim, kur mbaronte karantinën nuk mbante mend as emrin e babës, as të nonës; njihte vetëm emrin e oficerit dhe Nënën Parti. Për të arritur këtë gjëndje vegjetative më ç’duket nuk paskan mjaftuar 40 ditë, prandaj qeveria jonë do ta shtyje karantinën edhe 60 ditë të tjera për të arritur rezultate të qëndrueshme. Dhe që askujt mos t’i shkojë ndërmend të mos besojë se nga virusi i shpëtoi, ai dhe vetem ai, Baba i Kombit, se ndryshe do kishin vdekur palë palë.

-I gjithë ky zbor me njerëzit ka të bëjë me squlljen përfundimtare të lirisë së individit dhe sigurimin e skllavërisë, varësisë totale ndaj shtetit. E keni parasysh atë proçesin e përplasjes së oktapodit pas shkëmbit që të mund ta hash më kollaj. Ja këtë po na bëjnë qeveritë, duke na izoluar dhe ndaluar ekonominë, për të mirën e përgjithshme. Se të gjitha liritë, pa lirinë ekonomike janë kot, janë “liri figurante”. Ekonomia jonë për 2020 iku e vate. Ndoshta dhe ajo e 2021. Hesapet bëjini vetë ju. Si ju del më mirë, të jeni njerëz të lirë, apo skllevër të qeverisë, që vrisni njëri tjetrin për pak privilegj, për pak racion nga qeveria.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com