InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lidershipi i munguar në drejtimin e Urgjencës Kombëtare!

20 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Paaftësi menaxhuese apo…?Nga Ilir Allkja

Nga Doktor Ilir ALLKJA

Institucioni i Urgjencës kombëtare nuk ndeshet në vendet Evrpiane, besoj se qeveria e PS e huazoi nga Turqia si model.
Punimet për ndërtimin e Urgjencës Kombëtare nisën më 12 shtator 2015, e cila të premtonte një shërbimi efikas kombëtar urgjence sipas standardeve ndërkombëtare.
Ministri i Shëndetësisë i asaj kohe, Ilir Beqaj, premtoi reformimin rrënjësor të shërbimit të urgjencës mjekësore, duke e quajtur një plagë të vjetër të sistemit tonë shëndetësor.
Investimi prej 85 milion lekësh të reja ishte nga buxheti i vitit 2015, ndërsa më një investim prej 45 milion lekësh të reja do të investoheshin në 2016 që qendra të bëhej operative brenda 7 muajsh.
Por siç rëndom bëhen punët në Shqipëri ky projekt gllabëroi miliona të tjerë nga taksat e shqiptarëve dhe u bë operativ vetëm më datë 3 prill 2017, dmth 20 muaj më vonë.
Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së përurimit të saj tha konkretisht:
“Nga një shërbim tërësisht manual dhe i degraduar do të kalojmë në një shërbim, i cili ngrihet mbi një tru elektronik, i instaluar në Qendrën Kombëtare të Urgjencave”.
Natyrisht denigroi mjekët dhe infermierët si dhe stafet ndihmëse që kishin shërbyer për dhjetëra vite qytetarëve të Tiranës në mënyrën që vetëm një si ai e bën.
Sqaroj për qytetarët se kjo qendër pret telefonata nga qytetarët nëpërmjet numrit 127 , është akuzuar nga emisione investigative për administratë të fryrë e staf mjekësor të pakët, telefonata që më parë priteshin në Urgjencën e Tiranës.
Operatorët e urgjencës kombëtare për çdo telefonatë hapin në një skedë elektronike, më parë mbaheshin nëpër rregjistra në urgjencën e Tiranës, dhe kontaktojnë me një ambulancë në terren duke e porositur, udhëzuar të shkojë në një vendngjarje, që mund të jetë aksident, sëmundje e rëndë etj.
Në njërën nga sallat e saj janë disa operatorë, të cilët janë me profesion infermierë dhe një numër më i pakët mjekësh. Për mua personalisht personeli i kësaj qendre nuk më ka lënë mbresën e profesionistëve, sepse nuk kishin as përvojë e as kualfikim, së pari shumica e tyre e kishin punën e parë në jetë , ose kishin punuar në ndonjë sektor që nuk kish patur asnjë lidhje me urgjencën, këtë e mbështes edhe në numrin e konsiderueshëmtë gabimeve që bëjnë në triazhimin e rasteve.
Pavarësisht detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore që ka ky institucion , personalisht kam vërejtur problematika të përsëritura si:
-mungesë lidershipi, kjo qendër duhet të rriste frymën e bashkëpunimit dhe vlerësimit të punës e sidomos të punës në grup. Autoritarizmi, krekosja pas shifrave sasiore nuk kanë të bëjnë aspak me lidershipin për të cilin kemi nevojë.

  • Koordinimi i dobët, na ka ndodhur shpesh që të jemi të angazhuar në një raste të dehurish, transport endacakësh apo injeksione rutinë nëpër shtëpi të sëmurësh, ndërkohë që ka patur nevojë të ngutshme në një rast me rrezik jete.
    -Trizhimi i dobët nga operatorët e 127 (njësisë së koordnimit) , janë rutinë ngatërresat me nozologjinë e sëmundjes, si dhe kodin e rëndesës, të cilët shumë rrallë përputhen me gjendjen reale që konstatohet në terren.
    -Shpërndarje jo reale e pikave në terren, që do të thotë jo sipas dendësisë së popullatës, si dhe ka zona gjeografike të zbuluara.
  • Bashkëpunimi i dobët ose i munguar ndërmjet institucioneve por edhe punonjësve, komunikimi i ndonjërit prej operatorëve lë për të dëshiruar, por ka edhe punonjës të përkushtuar ndaj punës, dhe shumë të nderuar.
  • Mungesë transparence në sasinë dhe dhe sidomos cilësinë e shërbimeve, skedat që plotësojmë ne si mjekë të bazës nuk përpunohen të gjitha.
  • Numri i autoambulancave dhe i pikave është i pamjaftueshëm.
  • Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin sipas kërkesave të ligjit
  • Në Shqipëri në vitin 2020 ende nuk ka protokolle të posaçme të urgjencës mjekësore të miratuara nga MSHMS.
  • Sistemi i referimit nuk funksionon duke krijuar ngarkesë të panevojshme në urgjencë, 70% të vizitave janë subjekt i punës që duhet të bëjë mjeku i familjes, dhe nuk kanë të bëjnë aspak me kodet e urgjencës.
    Megjithëse në statusin e Qendrave Shëndetësore në vendimin nr. 857, datë 20.12.2006, shprehej qartë për detyrimet e QSH për dhënien e disa shërbimeve të urgjencës mjekësore më vonë me urdhërin 534 datë 04.12.2014 në status u qep paketa e kontrollit shëndetësor bazë , dhe më pas cdo mjek u detyrua me një kontratë të paligjshme të FSDKSHtë punonte për konçensionin e Check-Up, duke anashkaluar shërbime të domozoshme të mjekut të familjes. Në një farë mënyre u mënjanuan nga shërbimet bazë rreth 1600 mjekë.
    -Në Shqipëri ende mungon certifikimi i profesioneve të urgjencës mjekësore. Kjo mangësi vihet re që tek rekrutimi por edhe gjatë punësimit. Trajnimet janë të rralla dhe përgjithësisht në niveline BLS (basic life suport), nivel që e merr kushdo që aplikon për një patentë shoferi, ndërkohë që trajnimi për punonjësit e urgjencës duhen doemos në nivel ALS (advanced life support).
    -Shërbimi i urgjencës mjekësore ka qenë dhe mbetet ende një nga sektorët me risk më të lartë në vendin tonë, punonjësit e saj duhet doemos të kenë një status .

Për opinionin tim këta janë detyra që një lidership duhet të realizojë , në vend që të glorifikohet me dalje bajate nëpër media dhae të laureohet sepse ka bërë asgjë !

Me respekt për të gjithë lexuesit e mij!
Ilir Allkja

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com