Presidenti Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama bërë sot në seancë plenare, se ai dhe opozita po mbrojnë krimin.
“Nuk do dëshiroja të shprehesha për cështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësi pozitive.” – u shpreh Meta.











