Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pati dje një takim me fituesin e zgjedhjeve në Kosovës, Albin Kurtin, ku takimi me të zgjati 4 minuta e qëllimi i takimit ishte mandatari për kryeministrin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo ende pa kaluar 12 orë nga takimi me Kurtin, presidenti i vendit ka thirrur në një takim minoritetet për të diskutuar me ta.
Kështu merr vesh “Bota sot” nga burimet e saj, ku të njëjtat i kanë thënë gazetës “Bota sot” se takimi ishte për një mundësi të një koalicioni qeverisës, pa përfshirë Vetëvendosjen.
Sipas të njëjtave burime, takimi ka zgjatur deri në orën 2 të natës.
Presidenti Thaçi pas takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti, i ka dhënë ultimatum këtij të fundit 24 orë që ta sjellë në zyrën e tij emrin e mandatarit për kryeministër, ndonëse sipas juristëve, presidenti po vepron jashtë kornizës kushtetuese.