InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“PLAKU I ODAVE DHE I KUVENDEVE TË PAJTIMIT”

4 Janar, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
“PLAKU I ODAVE DHE I KUVENDEVE TË PAJTIMIT”

Nga Dr. Rovena VATA

Anton Çeta i la albanologjisë shqiptare, trashëgiminë më të madhe të jetës së tij, kontributet e dhëna, përmes studimeve dhe ekspeditave në terren, si në aspektin shkencor dhe në atë kulturor, por në veçanti duhet të theksojmë kontributin e tij, në fushën e arsimit, etnografisë dhe sidomos folklorit, ku mund të veçojmë veprat dhe studimet, si: Kangë popullore të Kosovë-Metohis, Tregime dhe Proza popullore e Drenicës, Balada dhe legjenda, Këngë kreshnike, Përralla, Këngë dasme, Kërkime folklorike, Nga folklori ynë, Anekdota, Vajtime, Gjëmë dhe elegji, Për gjenezën e kangëve tona popullore, Lexues të vegjël, Falje gjaku, Fytyra e Skënderbeut në traditën popullore, Shtjefën Konstantin Gjeçovi, Gjakmarrja në traditën tonë popullore shqiptare, Pleqni, Mbi vajtimet shqiptare etj etj.

Kontributi i tij përmblidhet gjithashtu edhe përmes botimeve të shumta, me studime të letërsisë gojore shqiptare, të mbledhura nga vetë ai ose edhe nga bashkëpunëtorë të tij. Njihet edhe si autor i përmbledhjes për fëmijë Në prehër të gjyshes në vitin (1955).
Si përkthyes letrar solli në gjuhën shqipe të përkthyera nga gjuha frënge, tregimet e shkrimtarit të njohur frëng Mopasanit, po nga gjuha frënge ka përkthyer rreth 20 përrallëza të fabulistit La Fontenit. Por Çetta ishte një njohës i mirë edhe i gjuhës italiane dhe ka sjell të përkthyer në gjuhën shqipe, tregimet e prozatorit italian Alberto Moravias. Po kështu shqipëroi një përmbledhje poezish të poetit bashkëkohor italian Vinçenco Santanxhelo. Solli gjithashtu poezitë e Zef Serembes në gjuhën shqipe, por edhe poezitë e Pashko Vasës i përktheu në gjuhë të huaj, të botuara në përmbledhjen “Trëndafilë e gjemba”.

Në moshën shtatëdhjetëvjeçare Anton Çetta ishte pranë familjeve në Kosovë, të cilat vuanin nga plaga e gjakmarrjes. Ai ishte në krye të kësaj sipërmarrje të lartë njerëzore dhe humane, pasi më se miri ishte një njohës i mirë i dokeve, i zakoneve, i mentalitetit, i botës shpirtërore të popullit shqiptar, si personalitet, ku bashkoheshin përvoja e tij si folklorist, etnolog, ku urtia nga tregimet popullore, pleqnitë kishin ndikuar në formimin e vendimmarrjeve të tij, për të pajtuar shumë e shumë familje, që ishin të ngujuara për shkak të gjakmarrjes.

Duke qenë i pajisur me këto cilësi dhe virtyte Anton Çetta u quajt plak i odave dhe i kuvendeve të pajtimit.

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com