SPAK pritet të shpallë moskopetencë për një pjesë të madhe të dosjeve që janë transferuar nga Krimet e Rënda te Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion.
Reagimi ka ardhur pas shkresës që Kryetari tranzitor i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar Sandër Sinoni, i ka drejtuar kreut të SPAK Arben Kraja.
Sikundër raportohet, prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore, por një pjesë e madhe e dosjeve do të transferohen në prokuroritë e rretheve, aty ku ka ndodhur vepra penale. Kjo për faktin se shqyrtimi i tyre nga SPAK dhe më pas gjykimi në Gjykatën Speciale, është përtej kompetencave.
Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion nisi zyrtarisht funksionin më 19 dhjetor, ditë kur 8 prokurorët e parë të strukturës që duhet të përbehet nga 15 të tillë u betuan para Presidentit të Republikës.