InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kapitullim total

27 Nëntor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Red VARAKU

Ajo çka nuk bën vaki askund tjetër në raste të tilla të emergjencës së jashtëzakonshme, është paaftësia totale e shtetit për tu përballur me situatën dhe sulmet nën brez të kryeministrit ndaj Opozitës.

Pa llogaritur këtu shfaqjen banale të një kryeministri, që sillet si viktimë në sytë e publikut, duke e shfytëzuar me djallëzi këtë fatkeqësi, për të riparuar imazhin dhe popullaritetin e tij, i cili ka kapur nivelin më të ulët historik.

Është e paimagjinueshme, që në raste të tilla, në një sallë që thuajse ia kishim harruar pamjen, kryeministri nuk pushon së dërdëllituri për veten dhe kundër ‘armiqve’ të tij imagjinarë.

Ndërkohë, që Opozita ka mobilizuar të gjitha forcat e veta për t’u solidarizuar me komunitetet e familjet në nevojë. Përveç mobilizimit të njerëzve e mbledhjes së ndihmave në ushqime e ilaçe, e vetmja gjë që ka kërkuar Opozita që kryeministrit çuditërisht i duket politike është kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, një akt që nuk ka asnjë lidhje me të bërit politikë, por lidhet vetëm me ardhjen në ndihmë të këtyre qytetarëve.

Gjjthsesi, nervozizmi i kryeministrit është i kuptueshëm është tërësisht i justifikuar, sepse kjo situatë e ka nxjerrë lakuriq të vërtetën se shteti ka kapitulluar plotësisht.

Madje kapaciteti menaxhues i qeverisë ka dështuar edhe në nivel propagandistik, sepse vetë qeveria është dorëzuar dhe i ka lënë njerëzit në mëshirë të fatit dhe nuk ka ‘piar’ ta marrë përsipër riparimin e kësaj situate.

Sigurisht, situata të tilla janë sfidë e madhe për çdo shtet, po janë edhe teste të qarta që e vënë në provë seriozisht kapacitetin menaxhues të qeverisë. Kjo emergjencë zbuloi se shteti është në kapitullim total.

Ky shtet është i shkatërruar pikërisht nga reformat e dêshtuara të këtij kryeministri të papërgjegjshëm, nga tejmbushja dhe politizimi i tejskajshëm i administratës, nga paaftësia skandaloze në drejtim e menaxhim. Ai ka degraduar në pikën, që nuk arrin dot të planifikojë dhe të zgjidhë asgjë në situata si kjo.

Kjo emergjencë zbuloi se strukturat e specializuara për të përballuar emergjenca humanitare si kjo janë shkatërruar pêr shkak se ato janë katandisur në zyra punësimi për militantët ,pa asnjë qëllim tjetër përveç vjedhjes së parave të publikut për të paguar militantë të partisë.

Por,në vend që ulë kokën dhe të kërkojë ndjesë për këtë situatë të rëndë ku e ka degraduar shtetin, ky kryeministër në mënyrë krejt të pacipë, sulmon opozitën kur ajo thjesht po bën detyrën e saj.

Në vend që të kërkojë ndjesë për këtë kapitullim total të shtetit, i gënjen shqiptarët për angazhim mjetesh dhe strukturash për të cilat qeveria shqiptare nuk ka asnjë meritë, por janë thjesht ndihmë zemre nga vëllezërit tanë Kosovarë dhe nga vende te tjera.

Në vend që të kërkojë ndjesë, ky kryeministër jo vetëm që nuk pranon asnjë përgjegjësi, por çmenduria e tij shkon deri aty sa akuzon edhe vetë Zotin për pabesi. Kur në fakt njeriu më i pabesë i këtij populli, është vetëm ai, sepse e ka lënë atë plotësisht në mëshirë të fatit.

Përpjekja e shëmtuar e tij, që në këtë ditë zie kombëtare të ngërdheshet para ekraneve dhe të flasë me cinizëm për Opozitën, në kushtet kur vendi ndodhet në emergjencë humanitare, është shumë shqetësuese dhe alarmante dhe dëshmon edhe njëherë rrezikshmërinë e moralit të këtij njeriu, i cili nëse nuk izolohet, do të vazhdojë të mbetet fatkeqësia më e madhe e këtij vendi.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

23 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti

21 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami ngre alarmin për shpopullimin: “Shqipëria po tkurret, kjo krizë demografike nuk mund të injorohet”

20 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com