InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

(Keq)përdorimi i medias – thashethemet më interesante në letërsi

15 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
(Keq)përdorimi i medias – thashethemet më interesante në letërsi

Në vitin 2010, shkrimtari francez Michel Houellebecq, i cili po promovonte romanin e tij të fundit, nuk u paraqit në disa nga aktivitete e planifikuara më parë. Media “u çmend” dhe arsyet për mungesën e tij ishin nga më të çuditshmet. Disa spekuluan madje se shkrimtarin e kishin rrëmbyer. Gjithë këto zëra nuk shkuan kot, sepse të paktën frymëzuan xhirimin e një filmi pikërisht mbi këtë ngjarje.
Ndodhi të tilla, me protagonistë shkrimtarë të njohur, ka pasur shumë. Qofshin thashetheme, aludime, gabime njerëzore ose të qëllimshme, disa nga figurat e njohura të letërsisë janë përballuar me thashethemet në media.

“Lajmi mbi vdekjen time është ekzagjeruar shumë” – Mark Tuein

Është e njohur gjerësisht historia mbi një lajm, që rezultoi i rremë mbi vdekjen e shkrimtarit të njohur Mark Tuein dhe batutën e tij të famshme: “Lajmi mbi vdekjen time është ekzagjeruar shumë”.
Me pak fjalë, “The Herald”, që në atë kohë ishte një gazetat kryesore të përditshme në Amerikë, raportoi se Tuein, në atë kohë 61 vjeç, ishte në buzë të varrit dhe më e keqja, në nevojë të ngutshme për para. Në atë kohë Tuein ishte në Londër, ku do të mbulonte jubileun e diamantë të mbretëreshës Viktoria për “New York Journal”. Pikërisht në këtë të fundit, më 2 qershor 1897, u botua një artikull me titullin: “Mark Tuein i kënaqur”, dhe ku shkrimtari përgënjeshtron lajmin e “The Herald” duke shkruar: “Lajmi për vdekjen time është ekzagjeruar shumë”.

Thashethem apo jo? Me Oscar Wilde gjithçka është e mundur

Oscar Wilde është një nga ato personazhe që është njëlloj i njohur si për krijimtarinë, ashtu edhe për jetën private dhe atë vetë si individ. Shumë është shkruar për të, aq shumë sa ndonjëherë të vërtetat ndërthureshin me thashethemet dhe vija mes tyre bëhej gati e padukshme.
Shtypi në kohën e tij e quajti me emra lloj-llojsh, e përshkroi në mënyra gati groteske, sidomos kur flisnin për seksualitetin e tij. Një gazetë e përshkroi si “gjysmë burrë, gjysmë grua”, ndërsa një e përditshme tjetër aludonte se Wilde në të vërtetë ishte kinez.

Përgatiti: Elona Qose

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com