Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Lushnjës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Urat”, kur një person i pa identifikuar ende, ka gjetur vdekjen në vendngjarje pasi është përplasur nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, ndërsa policia po punon për ta identifikuar dhe arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet tip “Fuoristradë” dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.