InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

REAGIMI/ Dokumenti konfidencial në tavolinën e Ramës. Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave, nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak të ardhura.

19 Tetor, 2019
in InfoPress, Politikë
A A
REAGIMI/ Dokumenti konfidencial në tavolinën e Ramës. Qeveria dështon në mbledhjen e të ardhurave, nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak të ardhura.

• Rama do miratojë një akt normativ që fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave, heq shpërblimet për pensionistët dhe ul ndjeshëm investimet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTORI I KABINETIT DORIAN TELITI

Qeveria do të miratojë së shpejti në parlament aktin normativ që vulos dështimin e Edi Ramës me ekonominë edhe këtë vit. Me gjithë përpjekjet tinzare për të fshehur dështimin, të gjithë treguesit flasin për përkeqësimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit, për më pak punë, për më pak para në xhepat e shqiptarëve.

Akti normativ qeveritar:

  1. Fsheh të vërtetën mbi dështimin e mbledhjes së të ardhurave.
  2. Nuk parashikon shpërblime për pensionistët dhe të pamundurit.
  3. Ul ndjeshëm investimet në projekte zhvillimore dhe infrastrukturë.
  4. Braktis qëllimisht ish të përndjekurit.

Ecuria negative e mbledhjes së të ardhurave, ku vetëm nga tatimet dhe doganat në 8 muajt e parë, mungonin mbi 60 milion dollarë, do të vazhdojë të thellohet akoma edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit. Edi Rama ka në tryezën e tij të punës një dokument konfidencial, ku parashikohet që, me ritmet aktuale, të ardhurat nga tatimet e doganat do të jenë 90 – 100 milionë dollarë më pak.

Akti normativ i qeverisë i ndan shqiptarët në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Qeveria e Edi Ramës paguan me miliona oligarkët dhe klientët e vet, por nuk parashikon asnjë qindarkë për shpërblimin e fund vitit të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë.

Kjo qeveri që erdhi në pushtet me mashtrimin e dëmshpërblimit të plotë të ish të përndjekurve politikë, i ka braktisur ata. Me vetëm 12 milionë dollarë për dëmshpërblimin financiar, kjo qeveri e ka zgjatur mbi dy dekada afatin për të shlyer plotësisht faturën financiare.

Qeveria e Edi Ramës paguan qindra milionë për PPP, por shkurton investimet publike që gjenerojnë mirëqenie. Me këtë akt normativ, Qeveria ka vendosur të shkurtojë nga buxheti me 30 milionë dollarë nga shpenzimet për investime publike, duke ulur ndër të tjera, investimet në sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, ujësjellës kanalizime, arsim profesional dhe universitar, duke shkelur për të disatën herë premtimet ndaj studenteve.

Me moton të vjelim sa më shumë nga djersa e shqiptarëve e t’i bëjmë paratë e tyre “rrush e kumbulla” për t’u pasuruar me një grusht oligarkësh, kjo qeveri dëshmon çdo ditë kapitullimin e saj në politikat ekonomike dhe vulos rrënimin e shqiptarëve.

Partia Demokratike është e vetmja alternativë e besueshme qeverisëse! Me programin tonë që ka në bazë vullnetin e çeliktë për të siguruar konkurrencë të ndershme në treg dhe për të luftuar korrupsionin, ne do ta nxjerrim vendin nga kriza e besimit dhe e shpresës, do të rimëkëmbim ekonominë dhe do të punojmë për mirëqenien e çdo familjeje shqiptare.

Tags: Dorjan Teliti

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com