Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan.
Nga informacionet paraprake mësohet se një autoveturë me targa të huaja është përplasur me një kamion, ku për pasojë ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Ndërkohë, forcat policore pritet të mbërrijnë në vendngjarje.