InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paralajmëron drejtuesi i VV-së në Tiranë: Në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë

17 Tetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Paralajmëron drejtuesi i VV-së në Tiranë: Në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë

Mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Mirela Milori ka qenë i ftuar Bojken Abazi, drejtues i vetëvendosjes në Tiranë. Abazi tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke thelluar fitoren e saj edhe në votat mërgimtare, dhe se presin të kenë shumicën e vendeve në parlament, ndërkohë që ende vazhdohet me programet qeverisëse dhe me takimet me LDK. Abazi njoftoi dhe ardhjen e Albin kurtit në Tiranë për të festuar fitoren e LDK edhe me simpantizantët e tij në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Në lidhje me situatën e zgjedhjeve, vazhdon procesi i numërimit, aktualisht ku është ky proces?.

Bojken Abazi: Sipas informacioneve tona lëvizja vetëvendosje po prin bindshëm edhe në votat e mërgatës, kemi marrë deri tani mbi 51 % të këtyre votave. Jemi të bindur që kjo diferencë do të thellohet në raport me LDK. Janë ende 3400 vota pa u numëruar.

Mirela Milori: Sa numra mendoni se do keni në parlament?

Bojken Abazi: Si numër deputetësh në total ne jemi aktualisht 32 vende, kurse LDK diku te 30 vende.

Mirela Milori: Cilët do të jenë sektorët që do të mbulojë LVV?

Bojken Abazi: Disa dikastere duhet të jenë ministria e drejtësisë, të brendshme dhe të financave. Janë këto 3 ministri që ne do të synojmë për qeverinë e re. Unë besoj që në fund ta marrim së bashku, synojmë të flasim për programet më parë. Është rënë dakord në takimet e para për 7 pika por duhet zbërthimi i tyre që duhet pak kohë. Mbrëmë e kemi festuar fitoren në Prishtinë. Nuk është se ka ndodhur ndonjëherë është e para herë që në Tiranë të festojmë fitoren e madhe si ajo e vetëvendosjes në Kosovë. Ne e pamë të domosdoshme që ta festojmë edhe në Tiranë. Kjo fitore ka shkaktuar një entuziazëm të madh edhe këtu në Shqipëri.

Mirela Milori: Do të merrni pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri ?

Bojken Abazi: Nuk kemi synime elektorale. Duhet të na vijë një kërkesë e tillë nga qytetarët dhe jo nga studiot televizive. Në Shqipëri jemi duke e zgjeruar organizatën tonë me anëtarësime të reja përditë dhe jemi duke thelluar programin tonë sipas modeleve që ne synojmë të aplikohet edhe në Kosovë.

Mirela Milori: Përse në Shqipëri nuk mund të ndodhë, ajo që ndodhi në Kosovë?

Bojken Abazi: Po në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë, dhe besoj se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt./abcnews.al

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026
Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com