InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Orjola Pampuri: Me programin e PD-së s’do të ketë pagë minimale nën 400 euro në muaj, 250 mijë lekë pensionet

17 Tetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Orjola Pampuri: Me programin e PD-së s’do të ketë pagë minimale nën 400 euro në muaj, 250 mijë lekë pensionet

Opozita ka disa ditë që ka denoncuar se pensionistët nuk do të marrin shpërblimin e fundvitit, ndërkohë që shprehen se qeveria nuk ka para për këtë shtresë shoqërore.

Ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri nga selia blu duke iu referuar të dhënave të Bankës e Shqipërisë, qe thotë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista e 1 në 3 familje janë në pamundësi për të siguruar ushqim dhe veshje, ben paralelizëm me shpenzimet qeveritare.

“Edi Rama jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm inceneratorëve të tij korruptive, por nuk ka asnjë lek për pensionistët në fundvit”, tha ajo.

Ndërkohë ka premtuar se kur PD të vijë në pushtet, me programin e Partise Demokratike, “në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Varfërisë qeveria e Edi Ramës shfaqet si armikja kryesore e të varfërve dhe e të pamundurve. Megjithëse erdhi në pushtet si politikani që do të luftonte varfërinë, duke luftuar padrejtësitë, Edi Rama është faktuar në si persekutori më i pashpirt i dhjetëra mijëra shqiptarëve që nuk mbyllin dot muajin, i dhjetëra mijëra të tjerëve të papunë, të hequr me të padrejtë nga lista e ndihmës ekonomike.

Varfëria dhe mungesa e shpresës tek shumica e shqiptarëve për të jetuar më mirë janë dy treguesit me të cilët identifikohet qeverisja e Edi Ramës, i cili ka zgjedhur të vjedhë me një grusht oligarkësh, në vend që të luftojë varfërinë dhe t’u sigurojë shqiptarëve mirëqenie.

Qeveria e Edi Ramës lajmëroi dje se buxheti i shtetit nuk ka para për të shpërblyer pensionistët në fund të vitit, por, nga ana tjetër, ai i jep rreth 20 milionë euro në vit vetëm inceneratorëve të tij korruptivë. Këto para do të ishin të mjaftueshme për të siguruar një shpërblim të denjë për moshën e tretë, që ka sakrifkuar më shumë se kushdo tjetër për shoqërinë tonë.

Me qeverinë e Edi Ramës, fatkeqësisht, varfëria jo vetëm nuk është luftuar, por është rritur në mënyrë dramatike. Me një të rënë të lapsit, ai ka hequr nga listat ndihmës ekonomike rreth 50 mijë familje dhe ka reduktuar ndjeshëm fondin e ndihmës ekonomike.

Shqipëria e Edi Ramës është Poema e Mjerimit.

  • Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 19.2% e familjeve shqiptare ushqehen me lista.
    • 1 në 3 familje janë në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë për ushqim dhe veshje.

Shkaku i vetëm për këtë gjendje të mjeruar, për rritjen e kostos së jetësës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune, është pasurimi i Edi Ramës dhe i një grushti oligarkësh rreth tij.

Që Shqipëria të dalë nga mjerimi migjenian ku e zhytur Edi Rama i duhet një qeveri e ndershme, e cila nuk punon për klientët e kryeministrit, por për mirqenien e qytetarëve të saj.

Partia Demokratike është e gatshme ta kryejë këtë mision. Me programin tonë, në Shqipëri nuk ka për të patur pension nën 250 mijë lekë në muaj dhe pagë minimale nën 400 euro në muaj.

Ne kemi njerëzit më të mirë për ta realizuar këtë program dhe vullnetin politik për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën.

Tags: Orjola Pampuri

Të Lidhura

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com