InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Misionet sekrete të pëllumbave-spiunë gjatë Luftës së Ftohtë dhe detyrat që u besoheshin gjatë operacioneve. Ja çfarë zbulon CIA

23 Shtator, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Misionet sekrete të pëllumbave-spiunë gjatë Luftës së Ftohtë dhe detyrat që u besoheshin gjatë operacioneve. Ja çfarë zbulon CIA

CIA ka deklasifikuar detaje të misioneve të saj sekrete të pëllumbave-spiunë gjatë Luftës së Ftohtë.

Dhe siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, dosjet zbulojnë se si pëllumbat u trajnuan për misione klandestine që fotografonin vende të ndjeshme brenda Bashkimit Sovjetik.

cia

Aty gjithashtu zbulohet se si korbat u përdorën për të hedhur pajisje përgjimi në pragjet e dritareve dhe delfinët ishin trajnuar për misione nënujore.

Në këtë drejtim BBC shkruan se CIA besonte se kafshët mund të përmbushnin detyra “unike” për operacionet klandestine të agjencisë.

Kështu, siç thuhet tutje, brenda selisë së CIA-s në Langley, Virginia, është një muze, për fat të keq i mbyllur për publikun e gjerë.

Gjatë një vizite për të intervistuar drejtorin e atëhershëm, shkruan Gordon Corera, korrespodent i Sigurisë i BBC, “më ra në sy diçka e pazakontë në mes të të gjitha pajisjeve përgjuese dhe mjeteve të spiunazhit”, duke treguar se bëhej fjalë për një pëllumb dhe një aparat fotografik të lidhur me të.

“Interesimi im u rrit nga fakti që unë po shkruaja një libër për pëllumbat-spiunë britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por më thanë – në mënyrë të përsëritur – që detajet e misioneve spiunë të CIA-s ishin ende të klasifikuara. Kjo ishte deri tani”, shkruan Corera.Sipas BBC, përcjell Telegrafi, operacioni i viteve 1970 u kodua me emrin Tacana dhe eksploroi përdorimin e pëllumbave me kamera të vockla për të bërë automatikisht foto, tregojnë skedarët e publikuar rishtazi.

Kjo po bëhej për të përfituar nga fakti që pëllumbi zotëron një aftësi të mahnitshme. Ata mund të hidhen diku ku nuk kanë qenë kurrë më parë dhe janë në gjendje të gjejnë rrugën e tyre qindra kilometra për në shtëpi.

Përdorimi i pëllumbave për komunikime daton mijëra vjet, por ishte në Luftën e Parë Botërore kur ata filluan të përdoren për mbledhjen e informatave sekrete.

Në Luftën e Dytë Botërore, një degë pak e njohur e inteligjencës britanike – MI14 – drejtoi një Shërbim Sekret Pëllumbash i cili lëshoi zogj me një parashutë mbi Evropën e okupuar.

Gjithashtu, pas luftës, një “Nën-Komitet i Pëllumbave” të Komitetit të Inteligjencës së Përbashkët të Britanisë shikoi opsionet për Luftën e Ftohtë. Por ndërsa operacionet britanike ishin mbyllur kryesisht, CIA mori përsipër të shfrytëzonte fuqinë e pëllumbave.

Operacioni Tacana do të rritej nga puna e bërë në vitet 1960 që shikonte përdorimet e kafshëve të ndryshme.

Dosjet zbulojnë se CIA trajnoi një korb për të shpërndarë dhe marrë mjete të vogla deri në 40g nga pragu i dritares së ndërtesave të paarritshme.

Një rreze laser e kuqe ndezëse u përdor për të shënuar objektivin dhe një llambë speciale do të tërhiqte shpendin.

Në një rast në Evropë, CIA dërgoi fshehurazi një pajisje përgjimi me zog në një dritare (megjithëse asnjë audio nuk u mor nga caku i synuar).

CIA gjithashtu shikoi nëse zogjtë migratorë mund të përdoren për të vendosur sensorë për të zbuluar nëse Bashkimi Sovjetik kishte testuar armë kimike.

Duket gjithashtu se ka pasur prova të një lloj stimulimi elektrik të trurit për të udhëhequr qentë nga distanca, megjithëse shumë nga detajet janë ende të klasifikuara.

Një operacion i raportuar më parë i quajtur Acoustic Kitty përfshinte vendosjen e pajisjeve të dëgjimit brenda një mace, gjithashtu.

Në vitet 1960, skedarët tregojnë se CIA shikonte përdorimin e delfinëve për “depërtim të portit”.

Në Key West Florida, një ekip u përpoq të përdorte delfinët për sulme nënujore kundër transportit të armikut. Kishte gjithashtu teste nëse delfinët mund të mbanin sensorë për të mbledhur tingujt e nëndetëseve bërthamore sovjetike ose të kërkonin gjurmë të armëve radioaktive ose biologjike nga objektet afër.

Ata gjithashtu shikuan nëse delfinët mund të merrnin apo të vendosnin pako në anije në lëvizje, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Deri në vitin 1967, CIA po shpenzonte më shumë se 600,000 dollarë për tre programe – Oxygas për delfinët, Axiolite që përfshinin zogj dhe Kechel me qen dhe mace.

Pëllumbat rezultuan më të efektshmit dhe nga mesi i viteve 1970, CIA filloi të fluturonte një seri misionesh provë. Njëri ishte mbi një burg, një tjetër mbi kantieret e Marinës në Uashington DC.

Kamera kushtoi 2,000 dollarë dhe peshonte vetëm 35g. Testet treguan se rreth gjysma e 140 fotove në një film do të ishin me cilësi të mirë. Fotografitë tregojnë mjaft detaje të qarta të personave që ecin dhe makinave të parkuara në zonë.

Ekspertët zbuluan se cilësia e fotografive ishte më e lartë se ajo e prodhuar nga satelitët spiunë që vepronin në atë kohë.

Misioni i synuar ishte që pëllumbat të përdoren kundër objektivave të inteligjencës “me prioritet” brenda Bashkimit Sovjetik.

Dosjet tregojnë se zogjtë do të dërgoheshin fshehurazi në Moskë.

CIA shikoi shumë mënyra se si mund të liroheshin, ndoshta nga nën një mbulesë të trashë ose nga një vrimë në dyshemenë e një makine kur ishte e parkuar.

Ata madje shikuan nëse pëllumbat mund të hidheshin nga një dritare anësore ndërsa makina po udhëtonte me shpejtësi deri në 50 km/orë.

Një pëllumb do të hidhej në treg disa kilometra larg një instalimi të synuar dhe më pas do të fluturonte mbi të para se të kthehej në vendin që ishte trajnuar për ta njohur si shtëpi.

Nga një memo e shtatorit 1976 duket se ishte zgjedhur një objektiv – kantieret e anijeve në Leningrad që ndërtuan nëndetëset më të përparuara Sovjetike.

Në këtë pikë, u vendos që operacioni të dukej i realizueshëm. Por, çuditërisht, këtu përfundon historia në skedarët e deklasifikuar.

Kështu, sa misione aktuale fluturuan pëllumbat spiunë dhe çfarë informatash mblodhën? Kjo, me sa duket, është akoma sekret.

Të Lidhura

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com