InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fillimi i vitit shkollor, Luçiano Boçi: Qeveria e ka braktisur arsimin, e gjithë vëmendja tek PPP-ja e rradhes

15 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Paralajmërimi i Luçiano Boçit për shtatorin: ‘Zemërimi do të shpërthejë si vullkan’

Luçiano Boçi

KRONIKË ARSIMORE
Mes kaosit politik dhe etheve për hapje negociatash, nesër merr udhë nisja e vitit shkollor në arsimin parauniversitar.
Mijëra janë ato fëmijë që do të ulen për herë të parë, për t’iu bashkuar të tjerëve drejt përpjekjes për të ndërtuar përmes dijes të ardhmen e një jete më të mirë.
Por ngjarja madhore e ditës së parë të shkollës ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe atmosferën e pragfillimit.
Gjithçka ngjan e vakët dhe e zymtë me tek-tuk oaze privatësh që përpiqen të ndezin optimizmin.
Arsimi sot i ngjan një terreni të shpartalluar pas një luftë shkatarrimtare.
Nga prioritet ai është shndërruar tashmë në një plaçkë për kompesim propagandistik.
Inercia e asgjë tjetër, lëviz qerren e tij përpara. Pasiguria dhe rastësia janë buajt që e tërheqin atë me një monotoni kërcitëse drejt hiçit.
Po shteti?
Po ministria?
Po kryeministri?
Asgjë. Do bëjnë nesër ritualin me buzëqeshje hipokrite, urime shabllon, me skenarë hollivudianë me fëmijë të lumtur, mësues të zbukuruar e prindër të gëzuar, për t’i shpërndarë si ushqim për popullin, nëpër mediat me lajme të sfrocuara.
Shteti, ministria e kryeministri do rrahin gjoksin për lëmashat e librave të përdorura, për ndonjë qokë rikonstruksioni, ose do të përkëdhelin mes fjalimeve bajate, live, ndonjë nxënës.
Do përshfaqin mrekullisht injorancën brilante e do vetëkenaqen me fjalë uruese e lavdëruese.
Kaq dhe gjithçka do mbyllet me togëfjalëshin refren “arsimi që duam”, që në fakt është arsimi që nuk duhet e që nuk duam.
Drama Arsimit përpiqet të mbulohet kështu me mijëra marifete, në një ditë.
Por ajo është aty mes nxënësve, mësuesve e prindërve.
Braktisja është ulëritëse. Mijëra nxënës janë larguar për arsye emigratore nga sytë këmbët nga Shqipëria e shkolla e tyre e dashur.
Të tjerë në pamundësi ekonomike, nuk do mund të ulen më me shokët e tyre. Ne tragjikisht jemi duke humbur limfën e jetës së kombit e shteti nuk bëzan.
Familjet shqiptare të rrënuara progresivisht këto vite, janë nën e ethet e pamundësisë financiare për të përballuar kostot e larta të rritura arsimore. Qeveria i ka braktisur.
Paketat e librave kushtojnë çdo vit e më shumë. Shkojnë deri në 80.000 lekë në arsimin 9-vjeçar e deri në 110.000 në atë të mesëm.
Rrjeti i godinave shkollore ka pamjen e një post bombardimi.
Infrastruktura shkollore është e rrënuar.
Godina të reja shkollore dhe të rikonstruktuara të kap syri vetëm me gishtat e dorës.
Për laboratorë, TIK, e biblioteka nuk e ve kush ujin në zjarr.
Klasat kolektive dhe klasat fiktive kanë shtrirë dominancën e tyre kudo.
Struktura ligjore arsimore, është një mish-mash vendimesh e ligjesh të rastit që kundërshtojnë njëri-tjetrin e kanë eleminuar rregullin, parimin dhe institucionet brenda një ministrie ku sundon padija dhe butaforia.
Po mësuesit?
Mësuesit do marrin ndonjë lule nga nxënësit, se Kryeministri e qeveria i ka dhënë brrylin.
I kanë shkelur me këmbë mësuesit me dhunë politike. I kanë mbytur me letra i kanë shfytyruar misionin.
Me udhëzimin e fundit 13, i kanë futur në një kacafytje permanente me njëri-tjetrin, për vendin e punës e bukën e gojës.
Financiarisht i kanë braktisur deri në mohim.
E drama vazhdon…bashkë me ditën e parë të shkollës.
Parlamenti ndërkohë do miratojë koncesionin e rradhës.
Krimi do rrisë përfaqësimin e tij në politikë dhe në ekonomi.
Ministrja do shfaqë video-regjistrimin urues me pompozitet qesharak.
Ndërsa Kryeministri me siguri do ngërdheshet diku, me urim-batutë, duke u përpjekur të englendisë turmën e sejmenëve që i bëjnë fresk…
E askush nga këta nuk do t’ia dijë për lëngatën e arsimit…

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com