InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nuk mbahet pushteti duke shtrënguar karrigen, Rama!

14 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Nuk mbahet pushteti duke shtrënguar karrigen, Rama!

Elona CASLLI

Rama, thonë se nëse do të njohësh brendinë e një familjeje, fillimisht duhet të njohësh kryefamiljarin e saj. Fytyra e kryefamiljarit shëmbëllen me brendinë e familjes. Besoj se e njëjta logjikë vlen edhe mbi një komb. Tek e fundit kombi nuk është gjë tjetër veçse një familje e madhe.

Ti je kryefamiljari ynë dhe ne jemi familja jote. Fytyra jote shëmbëllen me brendinë tonë. Në familjen e madhe të kombit, shëmbëlltyra jote është e pranishme kudo. E gjen atë në shumë institucione , sikundër edhe në hallka të ndryshme brenda këtyre të fundit. Çdo herë që përballem me një reagim apo veprim tëndin, më vjen ndërmend figura e një të rekrutuari partiak në administratën e rilindjes.

Të rekrutuarit partiakë nuk kanë individualitet. Duket se një fabrikë e posaçme i ka prodhuar në seri dhe i ka nxjerrë në treg. E mandej Rilindja ka shkuar të bëjë pazar dhe i ka blerë me shumicë dhe i ka shpërndarë në formë ndihmash në administratën shtetërore. Duke qenë se e nënvizon shpesh faktin që gjuha shqipe duhet të shkruhet ashtu siç i ka hije, të ftoj t’i hedhësh një sy shkresave që qarkullojnë në administratën tënde.

Pasi t’i kesh vëzhguar me kujdes, do të kuptosh që cilësia e punës në administratën tënde, përkon me cilësinë e gjuhës shqipe brenda shkresave. Të rekrutuarit e tu partiakë kanë vetëm një agument; pozicionin e tyre, të cilin ua ka dhuruar partia në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në fushatë. Nëse dikush u nënvizon paditurinë e tyre, ata vetëm qeshin. Është e frikshme të shohësh dikë që qesh me paditurinë e vet.

Dhe pas të qeshurës me paditurinë, shqiptohet argumenti i përjetshëm : Unë jam përgjegjësi ! Me pak fjalë- Unë jam përgjegjësi ; më lejohet të jem i paditur, më lejohet gjithçka sepse jam përgjegjësi. Pozicioni im përligj paditurinë time, papërgjegjshmërinë time dhe gjithçka tjetër. Dhe zakonisht këto fjalë të rekrutuarit e tu partiakë, i thonë ose duke shtrënguar një dosje përmbajtjen e së cilës nuk e njohin, ose duke shtrënguar karrigen ku janë ulur.

Ti po bën të njëjtën gjë Rama! Po shtrëngon fort karrigen ku je ulur dhe po përdor të njëjtin argument, që në ligjëratë të drejtë është- Unë jam Kryeministri! Nuk mjafton vetëm të jesh Kryeministër! Duhet edhe të sillesh si i tillë! Nuk mjafton të shtrëngosh karrigen ku je ulur! Duhet edhe t’i dalësh zot asaj karrigeje!

Post Scriptum- Dhe sikundër do të shprehej një i rekrutuar partiak: -Fundjavë të këndshme Rama!

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com