InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Prokura e Dijes Kombëtare

4 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Prokura e Dijes Kombëtare

Elona CASLLI

“Tekstet nuk certifikohen që vitin e parë, sepse bëhet diferencimi nga mësuesit dhe prindërit dhe pasi kalon këtë sitë përcaktohen ndryshimet që duhen bërë. Vitin tjetër shkollor ato nuk futen nëse nuk bëhen ndryshimet e sugjeruara.- Lindita Nikolla Kështu do të përgjigjej Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinise, Znj. Lindita Nikolla për praninë e Rigels Rajkut të quajtur ndryshe Noisy,me emrin e skenës, në tekstet shkollore.

Zonjës Ministre, populli shqiptar i ka dorëzuar Prokurën e Dijes Kombëtare dhe akti i përfaqësimit prej saj në këtë rast, nuk është aspak i denjë për vetë peshën që mban prokura e dorëzuar. Tekstet shkollore dhe hartimi i tyre, kanë një rëndësi thelbësore, në çdo sistem të shëndetshëm arsimor. Të certifikuar fillimisht duhet të jenë hartuesit e teksteve.

Dhe me certifikim nënkuptoj individë të kultivuar, me përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe të hartimit të teksteve shkollore. Shumëkujt mund t’i lindë krejt natyrshëm pyetja: Ç’të keqe ka nëse përfshihet emri i një këngëtari në një tekst shkollor?! Gjithkujt i sjell në vëmendje, vargjet e mëposhtme, të cilat janë shkëputur nga një këngë e këngëtarit në fjalë, të cilin më parë e kisha dëgjuar si emër, por nuk kisha dëgjuar asnjë këngë të tij.

Hapeni rrugen se po vjen cunami (woah)

Cunat e nates sta falim hesapin (woah)

Na njofin shum mir kta nuk di pse po llapin (woah)

Sa shpia e jote m’kushton vec sahati (brraa)

Hapeni rrugen se erdhen rrebelat

Na me kapuca kto vin me kordela

Shkojm ne takime takime biznese P

or prap jam me tuta atletet e zeza

Makinat e zeza (woah) Bizneset e zeza (woah)

Gjithmon kam kujdes Se me kta nuk i dihet cka esht e verteta (woah)

Unë jam një njeri i rritur dhe me ide të qarta dhe bashkësia e fjalëve të mësipërme, sepse tekst e kam të vështirë ta quaj, nuk mund të ketë asnjë ndikim tek unë, por përfshirja e këtij këngëtari në tekstet shkollore dhe pyetja se cilat këngë këndon ky këngëtar , bën që një nxënës të lundrojë në internet dhe ta njohë atë. Edhe nëse prindi është përpjekur ta mbajë larg nga kjo rrymë muzikore , është shkolla që e afron me këtë të fundit. Dhe të mos harrojmë se në psikologjinë e fëmijës Libri është një autoritet i padiskutueshëm.

E kemi dëgjuar shpesh fjalinë- Ashtu thotë libri… Do të gëzohesha vërtetë nëse një tekst shkollor do të ishte autoritet i padiskutueshëm, sepse kjo do të dëshmonte që hartimi i tij do të ish bërë nga individë që janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë themelore të një teksti shkollor.

Post Scriptum- Zonja me Prokuren e Dijes Kombëtare, do të bënte mirë që tekstet t’i certifikonte para se të binin në duart e nxënësve, sepse shumë nxënës mund të bien pre dhe ta shndërrojnë në pikë referimi personazhin e përmendur më lart.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com