InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Libra falas, libra në përdorim apo libra të kthyer Rama?!

4 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Libra falas, libra në përdorim apo libra të kthyer Rama?!

Nga Elona CASLLI

Rama, ka një hendek shumë të madh midis një libri falas, një libri në përdorim dhe një libri të kthyer.

Që të mos biem në kurthin e interpretimeve personale, le t’i drejtohemi urtisë së shkencës dhe të shohim kupimin e ndajfoljes ,mbiemrit dhe foljes përkatëse.

-Falas- Pa paguar asgjë; pa kërkuar asnjë shpërblim; pa shpërblim.
Shembull- Arsimi falas; ndihmë mjekësore falas.

-Përdorur- Që është përdorur për një fare kohe, që është shtënë në punë a është shfrytëzuar edhe nga të tjerë më përpara; që është mbajtur , që s’është më i ri.
Shembull- Kostum i përdorur

-Kthej- I jap dikujt atë që më ka marrë, a që më ka dhënë.
Shembull- I kthej gazetën

Le të zbardhim postimin tënd Rama mbi të ashtuquajturit “ Libra falas”.
Deri para disa vitesh ASNJE sot shiheni vetë se sa janë NXENESIT PERFITUES të librave FALAS dhe deri në fund të mandatit do të shtohen, sepse siç jemi zotuar, do të shkojmë deri tek KLASA IX

Gur gur bëhet muri, mur mur bëhet kalaja

Edi Rama { Kryeministër i Shqipërisë}

Nxënësit janë përfitues të librave në përdorim Rama dhe jo përfitues të librave falas.

Nëse nxënësit do të ishin përfitues të librave falas atëherë nuk do të ishin të detyruar t’i kthenin librat në fund të vitit shkollor. E marrim me radhë;

-Përfitues të librave falas për këtë vit shkollor janë vetëm nxënësit e klasës së parë.
-Nxënësit e klasës së dytë, së tretë, së katërt dhe së pestë janë përfitues të librave në përdorim sepse janë të detyruar t’i kthejnë sërish librat në shkollë.

Me pak fjalë, vetëm një nxënës i klasës së parë ka të drejtë të shqiptojë fjalinë- Ky është libri im.
Nxënësit e kalsave të tjera mund të thonë vetëm – Ky është libri,pasi libri nuk i përket dhe nuk mund të ndërtojë asnjë marrëdhënie përkatësie me këtë të fundit.
Shkurt, – Libri i përket gjithkujt dhe askujt njëkohësisht.

Kushdo që ka patur përvojë në mësimdhënie e di fort mirë që librat në përdorim, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e gjymtojnë marrëdhënien e nxënësit me librin dhe rrjedhimisht me dijen.

Çdo individ ka mënyrën e tij të të nxënit apo të të kujtuarit. Një nxënës e ka me një shënim në fund të faqes, një tjetër e ka duke nënvizuar një fjalë, një tjetër duke nënvizuar një paragraf e kështu me radhë.

Fakti që libri nuk i përket nxënësit dhe ai e ka vetëm në përdorim bën që nxënësi t’i rrudhë veprimet e tij mbi librin dhe ky fakt nuk e ndihmon procesin e të nxënit, por veçse e vështirëson atë.

Nxënësit që kanë librat në përdorim duhet të jenë tejet të kujdesshëm gjatë vitit shkollor pasi në fund të vitit këta libra duhet t’i nënshtrohen testit dhe duhet të klasifikohen në libra të përshtatshëm apo libra të papërshtatshëm.

Librat e përshtatshëm quhen ata libra, që pasi janë përdorur nga një nxënës gjatë një viti do t’i kalohen një nxënësi tjetër në vitin shkollor.

Për këtë arsye çdo prind në fund të vitit shkollor gjendet duke fshirë shënimet që fëmija ka bërë mbi libër, në mënyrë që libri të rikthehet në shkollë dhe t’i kalojë një nxënësi tjetër.

Librat e papërshtatshëm quhen ata libra që përmbajnë shumë shënime nga nxënësi apo nuk janë mirëmbajtur nga ky i fundit dhe si rrjedhim nuk mund t’i jepen në përdorim një nxënësi tjetër.
Prindi i fëmijës është i detyruar t’i paguajë këta libra.

Në fund të procesit kemi një bashkësi librash të përshtatshëm (të përdorur) dhe një bashkësi librash të rinj që janë blerë nga prindërit për të zëvendësuar librat e papërshtatshëm me të cilët nxënësi nuk është treguar fort i kujdesshëm.

Këtu lind një problem tjetër që bie mbi shpatullat e mësuesit:
Tek librat e kthyer mund të kemi libra të rinj dhe libra të përdorur. Kujt do t’i jepen librat e rinj dhe kujt do t’i jepen librat e përdorur?!
Kushdo do të zgjidhte një libër të ri në vend të një libri të përdorur.
Kush meriton librin e ri dhe kush meriton librin e përdorur?!
Kjo është çështja!

Nuk janë libra falas, Rama. Janë libra në përdorim ose libra të kthyer, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse na rikujtojnë një çoroditje të plotë kombëtare e cila ka prekur të gjithë Shqipërinë.

Post Scriptum- Në postimin tënd shkruhet – Gur, gur, bëhet kalaja, por në të vërtetë – Gur, gur, bëhet Kalaja e Dështimit.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com