InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A U VENDOS QËLLIMISHT FLAMURI TURK NË MIRDITË?

31 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
A U VENDOS QËLLIMISHT FLAMURI TURK NË MIRDITË?

Shkruan, Hamdi Ndrecaj-PANTERI

A ishte vendosur qëllimisht në Mirditë falmuri turk për të provokuar ndjenjat kombëtare të mirditiorëve, kur dihet se gjatë pushtimit osman çfarë të zezash përjetoi populli shqiptar nga turqit?!

Incidenti i pak ditëve më parë në Mirditë, aty kur një kompani turke ka ndërtuar një hidrocentral, ku banorë të zonës përreth kanë shkuar dhe hequr flamurin turk, të vendosur krahas atij shqiptar, ishte me pretendime nacionaliste, jo nga mirditorët, por nga turqit, që kurrë s’pushojnë së menduari që sërish të kthehen në tokën arbërore për ta risunduar.

Nën thirrjet “Partia jonë është Mirdita”, persona të caktuar e kanë parë atë në një dritë tjetër nga ai që ofron realiteti i sotëm në raportet mes dy vendeve, përfshirë dhe një kontekst krejt tjetër social, shtetëror e zhvillimor, duke u kthyer pas në shekuj dhe duke parë turkun si pushtues, e imponuar kjo dhe nga një narrativë e një pjese të elitës shqiptare të post-komunizmit, pa llogaritur vetë propogandën komuniste në librat e historisë.

Ngjarja ka ndodhur më e 31 dhjetor 2017 në hidrocentralin e Qafë Mollës në Mirditë, ku një grup i organizuar prej dhjetëra qytetarësh kanë protestuar e më pas dëmtuar me dhunë simbolin e flamurit turk të murosur nga firma ndërtuese e hidrocentralit. Ne jemi të vetëdijshëm për lidhjet historike, kulturore dhe në shumë raste farefisnore në të kaluarën dhe të tashmen midis dy popujve tanë, ashtu siç jemi të vetëdijshëm për realitetin e tanishëm si dy vende partnere strategjike, anëtare në NATO dhe aspirantë për anëtarësim në Bashkimin Europian, si hapësirë e manifestimit më të mirë bashkëkohor të vlerave të qytetarisë dhe demokracisë shembullore.

Kësisoj mendojmë që nuk është në nderin e as dobinë tonë që problemet teknike apo juridike, shpesh të shkaktuara edhe nga infrastuktura e pamjaftueshme e aparatit shtetëror si rregullator i marrëdhënieve specifike të biznesit në hidrocentralin në fjalë, të trajtohen me mentalitete tribale të periudhave mesjetare, ndërkohë që popujt tanë kanë treguar me dinjitet se janë mëse të aftë të krijojnë shtete e shoqëri ku mbizotëron gjuha e ligjit, arsyes dhe mirëkuptimit me urtësi.

Vendosja e flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë, me të drejtë ka revoltuar mirditorët të cilët njihen edhe për qendresen e tyre heroike e stoike kundër okupatorit osman, si dhe shtrirjes së ndikimit neoosman në trojet shqiptare. Edhe nga historia jonë kombëtare kemi mësuar se Mirdita dhe mirditorët nuk kanë pranuar dhe as nuk do të pajtohen kurrë, me Perandorinë Osmane dikur (1389-1912) dhe as sot e as mot kjo tokë e shenjtë Iliro-Arbnore nuk lejon të përdhoset me simbolet obskuratiste të otomanëve të djeshëm dhe neo-otomanëve të sotëm!…

Flamuri turk s’ka vend në Mirditë, sepse kjo tokë nuk pranon të damkoset nga hordhitë neo-otomane të Shek.XXI. Të gjithë Mirditorët dhe këta djem kreshnikë me origjinë nga Mirdita meritojnë mirënjohjen e 7.000.000 shqiptarëve të cilët në pamundësi për të qenë të pranishëm; me shpirt e zemër janë me mirditorët, përjashto gjakpërzierit dhe kancerin e këtij kombi

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com