InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edi Rama dhe disa çështje të Dinjitetit Njerëzor

30 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Video/ Rama fton sërish studentët, këtë herë ndryshe, “Ku do e lëmë pra?”

Erl KODRA

Të drejtat elementare të qenieve njerëzore në shoqëritë postdiktatoriale rezultojnë të mbeten një sfidë, ndërsa për vendin tonë këto të drejta nuk kanë arritur të konsiderohen ndonjëherë, domethënë, ato vazhdojnë të mbeten një fjalor i pakuptimtë, jo vetëm për shumicën e popullsisë, por edhe për institucionet e pavararura shtetërore, veçanarisht për Qeverinë. Analiza e mëposhtme është një përpjekje modeste për një shpjegim praktik se çfarë kuptimi ka e drejta e çdo njeriu për një jetë dinjitoze dhe pa frikë. Për më tepër, kur shkelja e të drejtave elementare rezulton se është kryer dhe kryhet në mënyrë masive kundër një numri të jashtëzakonshëm të popullsisë shqiptare.

Shqiptarët jetojnë në një realitet të deformuar nga ambiciet primitive të instinkteve ideologjike, ku mbizotërojnë modelet e dhunës ekstreme politike, ku shteti është thjesht një instrument për të shtypur shumicën, dhe jo një tërësi ligjesh themelore që mundëson zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë. Me instinkte ideologjike mund të përkufizojmë çdo lloj intepretimi i veshur me retorikë që deformon konceptet bazë të së drejtës universale, siç është e drejta për jetën dhe e drejta për pronën. Në këto rrethana, nuk ka vend të konsiderohen të drejtat të tjera, që shoqëritë e zhvilluara i kanë kthyer në mënyrë jetese. Shoqëria jonë është shumë larg të kuptuarit se, ta zëmë, shteti është një etnitet ligjor i vullnetit të përbashkët, dhe si i tillë, çdo qeveri është një zgjedhje e përkohëshme, që e ka detyrim kushtetues të sigurojë dhe të garantojë për të gjithë shtetasit të drejtat themelore, përfshirë edhe detyrime dhe mundësi të barabarta para ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

***

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është një deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijim nga traktate ndërkombëtare, transformime ekonomike, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut (ku spikat Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), kushtetutat kombëtare, dhe ligje të tjera. Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, me dy Protokolle opsionale. Këto dy Konventa, të cilat shtjellojnë më tej të drejtat e njeriut, u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1966. Në vitin 1976, pasi Konventat ishin ratifikuar mjaftueshëm nga shtete anëtare për të hyrë në fuqi, dhe qysh nga ky moment Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut mori fuqi në ligjin ndërkombëtar.

Në kohën kur në Paris miratohej Deklerata Universale e të Drejtave të Njeriut, në Shqipëri po konsolidohej një rregjim terrorist, ku qeniet njerëzore shqiptare burgoseshin dhe vriteshin për shkaqe që nuk mund t’i rrokë arsyeja njerëzore. Përgjatë 45 vitesh, shqiptarët u zhytën në një periudhë të errët dhune makabre, të izoluar nga pjesa tjetër e botës së qytetruar, ku zhdukeshin rregullisht nga faqja e dheut, ku trajtoheshin si qenie që duhen shtypur, deperosonalizuar dhe vrarë, pa të drejtën që të reagojnë.

Kështu, “shteti” që ndërtoi Enver Hoxha u kthye në tmerrin e shqiptarëve dhe në turpin e njerëzimit. 6000 të zhdukurit e Enver Hoxhës akoma kërkojnë një varrë, ku pasardhësit e tyre të kenë mundësinë t’i përkujtojnë me respekt.

***

Të drejta të tjera themelore parashikohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në një kapitull të veçantë. Pavarësisht këtij fakti, të drejta elementare njerëzore shkelen masivisht nga qeveria, që akoma vazhdon të trajtojë shtetin si një instrument represiv dhe selektiv dhune. Këtu duhet nënvizuar fakti se Gjykata Kushtetuese nuk është efektive, për shkak të harrnimeve kushtetuese që ndodhën në kuadër të një Reforme të ndërlikuar në sistemin e drejtësise. 
Shkeljet e të Drejtave të Njeriut janë komplekse dhe shpesh herë masive, që janë të dënueshme nga instrumentat ndërkombëtar të së drejtës, siç është GjEDNj, që intepreton rastet që shkelin Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Komiteti i OKB-së për të Drejtave e Njeriut, që intepreton rastet e shkeljeve të një serie Konventash Ndërkombëtare. Ndër të tjera, dy janë konventat që shkelen masivisht nga qeveria shqiptare, të cilat janë nënshkruar dhe ratifikuar nga shteti shqiptar; 
a) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, dhe
b) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Votimet e 30 Qershorit rezultojnë që kanë shkelur masivisht Artikullin 25 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, i cili qartësisht thotë se:
Çdo qytetar do të ketë të drejtën dhe mundësinë, pa asnjë dallim të përmendur në nenin 2 dhe pa kufizime të paarsyeshme:
(a) Të marrë pjesë në sjelljen e punëve publike, drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirshëm;
(b) Të votojë dhe të zgjidhet në zgjedhje periodike origjinale, të cilat do të jenë me një të drejtë universale dhe të barabartë dhe do të mbahen me votim të fshehtë, duke garantuar shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve;
(c) Të ketë akses, me kushte të përgjithshme të barazisë, në shërbimet publike në vendin e tij.

Kjo është një shkelje e padenjë dhe e neveritshme, që ka ndodhur për mbi 85 % të popullsisë, në mënyrë hapur dhe brutale, nga një individ i veshur me një pushtet të vjedhur, që më herët në zgjedhjet e vitit 2017 ka uzurpuar me anë të vjedhjes dhe mashtrimit elektoral Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Populli i Shqipërisë nuk e meriton një trajtim të tillë të padenjë, pavarësisht çdo lloj retorike dhe deklerate, që mëton të relativizojë gjendjen e rëndë ku ndodhen të Drejtat e Njeriut në Shqipëri.

Rreth 20 % e popullsisë së Shqipërisë vuan nga mosushqyerja, dhe mungesa e proteinave dhe vitaminave të nevojshme për të patur një jetë të denjë, në përputhje me të drejtën universale për ushqim të mjaftueshëm dhe strehim adekuat. Këto të drejta mbrohen nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe është detyrim i shtetit shqiptar që të pëmbushë çdo nevojë, të çdo individi për ushqim dhe strehim, edhe nëpërmjet blerjeve financiare. Ky detyrim i shtetit Shqiptar nuk po përmbushet nga qeveria, për shkak të vjedhjeve masive të Buxhetit të Shtetit nëpërmjet një skeme mashtruese, të ashtuquajturat “Partneriteti Publik Privat”, që i mundëson Kryeministrit dhe një grupi individësh të fortë, të akumulojnë direkt dhe në mënyrë ekstraligjore fonde nga financat publike.

Këto janë vetëm disa aspekte të shkeljeve masive të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, situatë e cila ka sjellë braktisjen masive të vendit nga qytetarët, në kërkim të përmbushjes së nevojave elementare që mundësojnë jetën për qeniet njerëzore.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com