Nga Agron Prebibaj
Kishte vite para 2013-ës ku shqiptarët kishin stopuar emigracionin e as që të bëhej fjale për azilantë në vëndet e BE-së, ndësa sot pas gjashtë vitesh të ardhjes në pushtet të kriptokomunistit të droguar Rama kemi një ndryshim raportesh në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Qeverisja Rama e ardhur në 2013-ën e deri më tani është krijesa e së keqes shqiptare e cila menjëherë i futi frikën qytetarit duke plagosur rëndë ndërgjegjen qytetare duke hapur Shqipërinë e burgjeve për të varfërit e Shqipërinë e drogës për të vetët, duke përjashtuar cilindo që mendon ndryshe, madje kemi largime nga puna e arrestime kur proteston.
Për keto 6-vite të qeverisjes Rama Shqipërisë i kanë ikur mbi 400 mijë shqiptarë në azilet e Europës në mes tyre plotë profesionistë e familje me moshë të re, ky një dëm i madh në plakjen e vendit tonë.
Unë do sjell një rast, atë të Ndue Perpalaj, pinjolli i një familje prinjësi bajraktar në shekuj i rraces së mirë të fortë katolike e anti-komuniste.
Aktivisti i Partisë Demokratike z. Ndue Perpalaj ndodhet nën kërcenimin e policisë së shtetit vetëm përse ndodhet në krye të protestave paqësore të opozitës një gjëmë e rëndë për shoqërine tonë në kohë moderne.
Sipas informacioneve edhe qytetari Ndue Perpalaj ka braktisur Shqipërinë sëbashku me familjen me siguri drejt një vendi të BE-së për sigurinë e jetës.
Kjo është Shqipëria e plagosur nga Edi Rama për qytetaret. Agron Prebibaj











