InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mëshira nuk është Dashuri Z. Kryeministër

25 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Nga Elona Caslli

Në vijim të postimit tuaj Z. Kryeministër , përmes të cilit na rrëfenit udhëtimin tuaj krejt të Pazakonshëm në krahët e Air Albania bashkë me të Përzgjedhurit tuaj, e kam të pashmangshme mos t’i shkruaj dy fjalë pas këtij udhëtimi që me shumë të drejtë ju e quani të Pazakonshëm…. Në krahët e Air Albania ishin përzgjedhur të udhëtonin njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që emërues të përbashkët kishin ndihmën ekonomike që merrnin çdo muaj dhe faktin që nuk kishin udhëtuar kurrë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kjo ishte fjalia e parë që thoshte çdo Kryefamiljar përpara mikrofonit dhe çdo fëmijë apo i rritur kur intervistohej. Ishit dhe Ju, bashkë me familjen tuaj në atë avion Z. Kryeministër. Vetëm se ka një hendek shumë të madh midis Jush dhe Kryefamiljarit me ndihmën ekonomike në krahun tuaj. Ju pas atij udhëtimi jeni rikthyer në luksin tuaj të shfrenuar, ndërsa ai Kryefamiljar është rikthyer në varfërinë e tij gërryese, ku me ankth do të presë ndihmën ekonomike në fund muaji.

E ai udhëtim nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka kujtuar se në ç’masë është i përjashtuar nga jeta ai dhe fëmijët e tij. Do t’Ju kisha përgëzuar në vetë të parë nëse do të kishit ndikuar në të përditshmen e atij Kryefamiljari , duke e hequr nga ndihma ekonomike dhe duke e punësuar diku. Kështu do të kishit ndikuar në të përditshmen e tij dhe jo vetëm në një ditë nga kjo e përditshme. Jeta është e shkurtër, por e përditshmja është e gjatë dhe ndaj është më e udhës të shërosh të përditshmen e një njeriu se vetëm një ditë të tij.

E ndoshta duke bërë këtë ai nuk do ndihej i turpëruar përpara atij mikrofoni teksa me gjysmë zëri deklaronte varfërinë e tij, duke harruar se Varfëria është gjendje dhe jo karakter dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar, pasi në të vërtetë Tjetërkujt i takon të turpërohet në atë avion. Post Scriptum -T’i mëshirosh njerëzit nuk do të thotë domosdoshmërisht t’i duash ata Z.Kryeministër!

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com