InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

BE përkrah proceset anti-demokratike në Shqipëri

30 Korrik, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
BE përkrah proceset anti-demokratike në Shqipëri

Nga Martin Henze –

Shumë njerëz mbushën Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe shumë u lënduan gjatë një operacioni të dhunshëm të policisë të mërkurën në mëngjes.

Ndërtesa historike do të shembet dhe zëvendësohet nga gjashtë kulla. Marrëveshja detyron një kompani private që do të zbatojë projektin të ndërtojë edhe një Teatër Kombëtar të ri në shesh. Shitja e truallit 8500 metra katror është shumë kontradiktore. Kryeministri Rama dhe kolegu i tij Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, deklaruan se gjithçka bëhet në shërbim të njerëzve. Lëvizja për teatrin akuzon qeverinë për aktivitet kriminal dhe ka nxjerrë një manifest që bën thirrje për përkrahje ndërkombëtare.

Teatri dhe toka ku ngrihet janë pronë publike. Këto 8500 metra katror do t’i dhurohen një kompanie me justifikimin se nuk ka parà për rindërtim apo riparim.

Sipas llogarive, megjithatë, projekti i planifikuar kushton 240 milion euro. Një ndërtesë e re për teatrin do të kishte rreth 10 milion euro, ndërsa rinovimi i godinës vetëm rreth dy milion euro.

Si rezultat, sipërmarrësi privat ka një përfitim ekonomik rreth 228 milion euro. Një biznes mbresëlënës, për qeverinë dhe komaninë, por jo për shtetin. Qytetarët humbasin hapësirën e tyre publike, një pjesë të trashëgimisë së tyre kulturore, dhe taksapaguesit humbasin rreth 228 milion euro, të cilat janë shumë për Shqipërinë e varfër. Parà që nevojiten urgjentisht nga ana sociale.

Deri para tre vjetëve, ndërtesa ishte e listuar, si shumë të tjera në sheshin Skënderbej. Megjithatë, ruajtja si monument iu hoq për shkak se nuk kishte një vlerë të veçantë kulturore që ia vlente ta ruaje. Por shumë arkitektë e OJQ, përfshirë Europa Nostra, kanë ngritur zërin për mbrojtjen dhe ruajtjen e ndërtesës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nxjerrë një Manifest me anë të të cilit akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj si pjesë e makinacioneve të korrupsionit. Vërshimi i njerëzve në ndërtesë formoi një zinxhir njerëzor rreth saj, i cili u ça dhunshëm mëngjesin e së mërkurës. U dëmtuan njerëz, përfshirë aktorin e regjizorin Edmond Budina, i cili është zëdhënës për AMT. Nga mjedisi i Aleancës, thuhet edhe se Ambasadori i BE Luigi Soreca tashmë ka dështuar në promovimin e shoqërisë civile shqiptar dhe të shtetit ligjor, në mbështetjen e Konventës së Aarhusit, duke pranuar procedurat e tenderit të ndjekura nga qeveria shqiptare përmes ‘Ligjit Special’ për Teatrin Kombëtar.

Ambasadori Soreca bëri një deklaratë për shtyp:

‘Është nxjerrë një ftesë për tender për këtë projekt, me kritere të qarta e transparente, dhe duhet të kemi qasjen e duhur e të respektueshme për këtë çështje. Mendoj se kjo është një çështje që do të vazhdojë të shkaktojë një debat të madh në Shqipëri. Siç e thashë, për ne ka rëndësi që të respektohen ligjet. Procedurat e tenderit duhet të jenë në konformitet me ato të BE. Tenderi është i hapur deri në shtator dhe çështja e konkurrencës së lirë e të ndershme është e rëndësishme; dhe tenderi pritet të jetë i hapur deri më 19 shtator 2019. Tenderi pritet të fitohet nga Fusha shpk në shtator’.

Ambasadori fatkeqësisht nuk arrin të kuptojë se aktualisht në Shqipëri nuk ka shtet ligjor; që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jashtë funksioni prej dy vitesh; që administrata dhe qeveria janë shumë të korruptuara; që parlamenti jo operativ nga ana funksionale; e që qeveria Rama dyshohet fort, bashkë me mafian shqiptare, për manipulim të zgjedhjeve parlamentare 2017.

Ndaj aktualisht nuk mund të ketë de jure apo de facto procedura të shtetit ligjor në Shqipëri, siç thotë Ambasadori i BE Soreca.

Me adoptimin nga ana e qeverisë shqiptare të proceruave të tenderimit jashtë ligjit shqiptar dhe në shkelje të autonomisë së qeverisë lokale, të sanksionuar në Kushtetutë, Ambasadori Soreca erdhe njëherë ka përkrahur plotësisht qeverinë e Ramës.

Me deklaratën e tij, Ambasadori Soreca neglizhon edhe shqetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, i cili deklaroi javën e kaluar se qeveria e Ramës nuk është në pozitat për të mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë çështje:

‘Kërkesa e Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me Ligji Special për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar nuk është shqyrtuar’.

Së fundi, Soreca nuk dënon mungesën e shtetit ligjor; shteti ligjor nuk aplikohet në shpronësime, dhe nuk është kritikuar forca disproporcionale e policisë së shtetit kundër aktorëve, regjizorëve e qytetarëve që mbrojnë TK.

Ndaj ngrihet pyetja se për çfarë flet Ambasadori i BE Soreca.

Sigurisht, qytetarët evropianë dhe europarlamentarët që e kanë shtetin ligjor do të arrijnë në një konkluzion të ndryshëm. Pikëpamjet dhe deklaratat e zotit Soreca janë të papranueshme duke parë kushtet aktuale në Shqipëri dhe dëmtojnë reputacionin e BE.

Megjithatë, kjo çështje, bashkë me zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit 2019, zhdukjen e shtetit ligjor nga qeveria Rama, rritjen e madhe të trafikut të kokainës pas ardhjes së Ramës në fuqi më 2013 dhe manipulimi i zgjedhjeve më 2017 gjithashtu tregojnë se nuk do të jetë e mundur që BE të nisë negociatat me qeverinë aktuale të Ramës.

Nëse nuk bëhen ndryshime në Shqipëri, perspektiva ekonomike do të jetë e trishtuar, të rinj të tjerë do ta lënë vendin, do të ketë ikje masive në Evropë, bizneset do të përballen me problem në rritje dhe trafiku e prodhimi i drogës do të shtohen, BE nuk do të jetë në gjendje të përkrahë një qeveri të tillë me një politikë të tillë, kështu që nuk do të ketë të ardhme për Shqipërinë, gjë e keqe për vendin dhe Bashkimin Evropian.

Të Lidhura

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com