Shqipëria është në dorën e një njeri, në dorën pushtetare të kryeministrit Edi Rama. Një karikaturë e mjeshtrit Bujar Kapexhiu e botuar në gazetën ”Mapo”, ka ilustruar më së miri realitetin diktatorial ku ndodhet vendi.
Duke nisur nga qeveria, parlamenti, SHISH, prokuroria, gjykatat, pushteti lokal, KQZ, opozitën kërkon që ta eliminojë dhe ka krijuar ”opozitën e re”, të gjitha janë të rrëmbyera nga Rama. Presidenca është institucioni i vetëm që Rama nuk e ka në dorë por që po shpejton që ta shkarkojë Presidentin Ilir Meta dhe ta zëvendësojë atë me një kukëll.
Ndaj dhe opozita politike është e vendosur për të çliruar vendin nga ky njeri, nga kryeministri që ka rrëmbyer çdo pushtet. Demokracia shqiptare po kthehet në një autokraci dhe opozita gjithnjë e më shumë po tregon se mbështet nga shqiptarët, mbështetje që e treguan edhe me votimet njëpartiake të 30 qershorit, ku vetëm 15% e 3.5 milion votues dhanë votën për kandidatët e PS-së.
Në karikaturën epike, Rama ka mbushur duart, aq sa nuk i mban dot pushtetet. Por kryeministri nuk ka pushtetin kryesor, shqiptarët, të cilët në 10 protesta kombëtare të opozitës, kanë treguar se gjithnjë e më shumë janë në rritje dhe kundër pushtetit diktatorial.