InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Faik Konica dhe shqiptarët në Europë

5 Korrik, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Faik Konica dhe shqiptarët në Europë

Nga Kastriot Kotoni –

E kemi të “marrme”, ishte si të thuash ajo fjala nën zë e një pjese të elektoratit të majtë socialist në këto zgjedhje për pushtetin vendor të zhvilluara në 30 Qershor, ndaj dhe nuk u impenjuan për të votuar në shumë zona urbane. Asnjë media e shkruar apo vizive nuk e trajtoi këtë fenomen të sjelljes së elektoratit shqiptar, ani pse e gjithë vëmendja u përqendrua tek situata e ndërlikuar dhe e paprovuar ndonjëherë e mospjesmarrjes së një partie, ose grupi opozitar rival në zgjedhje. Temperaturat e nxehta politike e kishin një prognozë që mund të rrëshqisnim në anarki totale dhe sot do kishim njerëz me shumë probleme jetësore. Por populli shqiptar gjeti forca dhe me gjakftohtësi i përcolli këto zgjedhje si jo më mirë dhe i hapi perspektivën evropiane vetes në mënyrën më të shkëlqyer dhe siç do ta shihni në ditët e muajt që do vijnë me pjekurinë që tregoi në këtë situatë tensioni që prodhoi politika do të dijë të tregojë, se ka ikur koha kur politika e mori peng popullin si më 1992-1997 me parrullat ”Ne qeverisim bota na ndihmon”, apo me firmat piramidale “Me ne fitojnë të gjithë” dhe as joshja me vendet e punës apo me thesin e miellit e zarfa me para nuk e tundojnë. Ai pra, elektorati, sot e ka lidhur jetën e tij përtej partive. Mendoni për një moment sikur grupi i interesit më i madhi në vend për momentin, siç është industria e turizmit, të kishte protestuar duke i kërkuar politikës paqe e bashkëpunim dhe bërjen e reformave përpara sezonit turistik, sepse ata janë një oaz i madh punësimi, por mbi të gjitha varej e gjithë industria prodhuese e vendit, pa përjashtuar sistemin bankar nga i cili me pengmarrjen e kredive të pashlyera do ta fuste vendin në kolaps të paparë ku do të duheshin vite për tu rikuperuar humbjet financiare. Turistët e huaj edhe pse të bombarduar nga lajmet keqdashëse, pse jo dhe si rrjedhojë e një rivaliteti mes shumë aktorëve të botës së turizmit botëror e rajonal nuk i pezulluan udhëtimet e tyre drejt Shqipërisë dhe janë një aset shumë i çmuar për imazhin e Shqipërisë në tregjet e turizmit në arenën ndërkombëtare. Sot këtij vendi me qytetarët e mrekullueshëm i duhet një perspektivë për zhvillimin e denjë për të konkuruar në tregjet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha evropiane me standarte të larta e nuk i duhet nëse i ka rregulluar fëmijët e tij një politikan apo jo. Klima politike që po kalon vendi duhej t’i shërbente alternativave për zhvillim dhe një pakti social-ekonomik për t’i ruajtur disa parametra të ekonomisë së qëndrueshme, sepse në shumë sektorë të ekonomisë disa parametra të saj ranë edhe për efektin e protestave, u bllokuan rrugët e transportit, kostoja shkoi tek konsumatori, çdo thirrje për mosbindje civile e frikësoi si biznesin e madh edhe atë të vogël. Në disa produkte mallrash u rritën çmimet, këto pa dyshim mund të kenë qenë edhe pjesë e luftës politike për kapitullimin e ekonomisë e nëpërmjet saj shtohej pakënaqësia dhe kështu rritej masa e protestës për rrëzimin e qeverisë. Por kaq e mbrambshtë e dritëshkurtër kjo politikë, sa asnjë pushtues nuk do ia arrinte me çdo mjet sepse do t’i duhej qoftë edhe një aleat social sa për propagandë. Aleanca perëndimore i qëndroi si kurrrë ndonjëherë fateve të kombit shqiptar dhe pse pati lloj-lloj pengesash me prapavijë sa anti antlantiste, po aq dizintegruese evropiane, ku pika kulmore ishte njohja e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Studiot televizive u shndërruan në autoporlantë të destruktivitetit dhe ftuan njerëz që nxitën dhunën nën mantelin e gradave shkencore dhe autoritetin e fjalës së lirë, kampion të lirisë që dikur përdornin parullën “në vend të gurëve, lule për policët”, sot janë egocentrikë të rrënuar dhe agjitatorë të dhunës. Kjo ishte dhe mbetet shfaqja më e shumtuar e parazgjedhjeve dhe paszgjedhjeve, por thuaj më mirë le t’i shohë populli këta njerëz me flakadanë për të djegur Shqipërinë në emër të “revolucionit”, se xhepat i mbushin me para e me shërbime në formë mirënjohje e desertacione fallco të pamerituara e ndoshta u ka ikur koha kur dijet e tyre super të vleshme kullosnin si lopët nëpër ara sa në një universitet shtetëror tek nja 7-9 universitete private. Se në këto zgjedhje ai që flet nën zë e ka ruajtur atë të shkret inat dhe do që ta bëjë votimin me rival e t’i thotë mbarë botës ne jemi shumica e shqiptarëve, ashtu siç shkruante Faik Konica në artikullin me titull “Luftë Kundër Gënjeshtrave dhe Budallallëqeve” në gazetën “Albania” në rubrikën “Çështja shqiptare(në gjuhën franceze) teksa polemizon me disa artikuj të shtypit francez. Konica do të deklarojë: “Deri tani për shqiptarët e gjorë mund të thuheshin gjithfarë budallallallëqesh dhe gënjeshtrash. Sa herë që qatipët ose memurët mbeteshin pa asnjë kacidhe, bënin ndonjë udhëtim në Shqipëri. Udhëtim në ndonjë biblotekë publike për të shfletuar në ndonjë enciklopedi idioteske. Shkonin bënin ndonjë intervistë me ca grekë bablokë dhe me ndërgjegje e përgatisnin intervistën dhe kopjen ia dorëzonin një fare biçimi interesant, z.Blodinjes, kryesekretarit të ballkahanës interesante të revistës ”Deux-Mondes”. Ne shkruan Faik Konica në polemikën e tij me këtë revistë nuk do të lejojmë që të “kurvërohet e vërteta” për shqiptarët. E vazhdon polemikën Konica duke cituar letrën e “Lord Bajronit” me përshtypjet e mbresat e tija, ku nga Preveza e shkroi e ia dërgoj të ëmës nga e cila po japim disa pragrafe: – “I dua të gjithë shqiptarët nuk janë të gjithë muhamedanë, kanë fise të krishterësh, mirëpo feja nuk i dallon fort mes veti, se kanë zakonet dhe mënyrën e tyre të jetesës. Janë trupa më e mirë e ushtrisë turke. Gjatë udhëtimit tim, njëherë kalova dy e njëherë tre ditë në mesin e tyre, në një kazermë në Sallore dhe s’kam parë kurrë ushtarë aq të qëndrueshëm e të fortë, ndonëse kam qenë edhe në garnizonin e Maltës e të Gjibraltarit dhe kam parë një numër të konsiderueshëm të ushtarëve spanjollë, francezë, siçilianë dhe anglezë. Nuk më vodhën asngjë. Në mesin e shqiptarëve isha gjithmonë i mirëpritur, isha gjithnjë i mirëseardhur në sofrën e tyre për ta ndarë bukën dhe qumështin me ta.”
Kur është emetuar në mediat shqiptare pikërisht në të 9-të protestat e opozitës, sikur Faik Konica ka thënë se “E keqja e shqiptarëve janë vet shqiptarët”. Kjo është një e pavërtetë e madhe. Sepse e shkëputur nga konteksti i një shkrimi me titull ”Të Vijmë Nër Mentë”, po shkëpusim paragrafin: – “Është nevojë e madhe, sot më tepër se kurdoherë, të punojmë shumë, se vetëm neve kemi mbetur nga gjithë kombe të Evropë pa dritë, pa shkolla në gjuhë tonë, robër të njerëzve të huaj dhe të politikës së tyre të paudhë, të atyre që duan të na humbasin nga faqja e dheut. Disa njerëz të politikës kanë zënë të mësojnë dhe kanë shkruar, se ne shqiptarët nuk do të mundim të bëjmë një komb. Përse kaq lehtazi na paskan prerë këta për vdekje? Se na vështrojnë të ndarë; pa mendje për Shqipërinë; trima që shërbejnë qëllimeve e të huajvet; të dobët për punërat tona. Shkaku i kësaj pozite është robëria e gjatë, shtypja, errësira e padijes, përçarjet, propaganda antishqiptare e pushtuesit, iluzioni i rremë për “dovletin” mungesa e ndërgjegjes kombëtare.
Errësirrë e padijes na i ka pru të gjitha këto të këqija. E vërteta është se kemi shumë armiq, por më i madhi e më i keqi armik i Shqipërisë është vet shqiptari: dhe ne jemi mbajtur deri më sot akoma shqiptarë, na ka mbajtur flaga e trimërisë, e nderit dhe e zakoneve të shenjtëruara që na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Disa thonë se forcat dhe intrigat e armiqëve që i kemi përreth na ndalojnë të mos bëjmë gjë të mbarë për ne. Nuk është e vërtetë, nukë: dhe e them me zë të naltë: ne nuk duam, ne po flejmë gjumin e vdekjes, ne vetë e kemi fajin.”
Brengat e qortimet dhe stigmatizimet e Konicës janë për ata shqiptarë që i ka zënë gjumi letargjik i paditurisë dhe errësirës dhe kjo ishte frymë e kohës në të cilën shumë rilindas e bënin këtë lloj shkrimi për ta vënë në sedër e ngacmuar ndjenjat popullit shqiptar. Sot kur shqiptari lëviz lirisht nëpër botë për të fituar kohën e humbur dhe bota e informacionit i ka ngushtuar hapësirat mentale, të thurësh skenarë me revolucione të stisura e me arsyen e garantimit pa limit të asgjëje që nuk negociohet duket se errëra e padituria ia lënë vendin trushkulurve politikanë të opozitës. Populli nuk ka kohë të presë takimin e dytë të ndeshjes së kthimit, se votoi më 30 Qershor me qetësi e maturi, për të cilën Faik Konica do kish shkruar diçka “Kësaj rradhe shkrujtët një faqe të re të historisë si evropianë”

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com