InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë kurrë

2 Prill, 2019
in Artikuj, Lifestyle
A A
11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë kurrë

1. “Nuk është e drejtë”

Gjithkush e di se jeta nuk është e drejtë. Duke thënë se nuk është e drejtë, tregon që ju mendoni se jeta supozohet të jetë e drejtë, gjë e cila ju bën të dukeni të papjekur dhe naivë. Nëse nuk dëshironi të dukeni keq, ju duhet t’u përmbaheni fakteve, të qëndroni konstruktivë, dhe të lini mënjanë interpretimin tuaj. Për shembull, ju mund të thoni: “Kam vënë re se ke caktuar Anën, për atë projektin e madh, për të cilin unë isha duke shpresuar. A mund të më thoni se çfarë ju bëri ta merrni atë vendim? Unë do të doja të dija, pse menduat që unë nuk isha i përshtatshëm, me qëllim që unë të punoj për të përmirësuar ato aftësi”.

2. “Kështë është bërë gjithmonë”

Ndryshimet e nxitur nga teknologjia po ndodhin kaq shpejt, saqë edhe një proces gjashtë mujor mund të jetë i vjetëruar. Të thoni që kjo është mënyra se si është bërë gjithmonë, jo vetëm që ju bën të tingëlloni dembel dhe rezistentë ndaj ndryshimit, por edhe mund ta bëjë shefin juaj që të pyesë veten, pse ju nuk keni provuar t’i përmirësoni vetë gjërat. Nëse jeni vërtetë duke bërë gjërat në mënyrën që janë bërë gjithmonë, atëherë ka pothuajse me siguri një mënyrë më të mirë.

3. “Pa problem”

Kur dikush ju pyet për të bërë diçka, ose ju falenderon kur keni bërë diçka, dhe ju u thoni “pa problem”, ju lini të kuptohet se kërkesa e tyre duhej të kishte qenë problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen sikur ju janë imponuar. Ajo që duhet të bëni në vend të kësaj, është t’u tregoni njerëzve se jeni të lumtur që keni bërë punën tuaj. Thojini diçka si: “Ishte kënaqësi për mua”, ose “Jam i lumtur të merrem me këtë”. Eshtë një ndryshim i lehtë në të folur, por që ka një ndikim të madh tek njerëzit.

4. “Unë mendoj … / Kjo mund të jetë gjithësesi nëj ide kot … /Do të bëj një pyetje budallaqe”

Këto fraza tepër pasive e gërryejnë në çast kredibilitetin tuaj. Edhe në qoftë se ju i pasoni këto fraza me një ide të madhe, ato sugjerojnë që ju mungon besimi, gjë që i bën njerëzit me të cilët jeni duke folur, ta humbasin besimin tek ju. Mos u bëni kritiku më i keq i vetes suaj. Nëse ju nuk jeni të sigurt në atë që ju jeni duke thënë, askush tjetër nuk do të jetë. Dhe, në qoftë se ju me të vërtetë nuk e dini diçka, duhet të thoni: “Unë nuk e kam atë informacion tani, por do të informohem dhe do të flasims ërish”.

5. “Kjo do të kërkojë vetëm një minutë”

Të thoni që diçka që vetëm merr një minutë, kjo dëmton aftësitë tuaja dhe jep përshtypjen se ju nxitoni në detyrat që kryeni. Nëse ju do ta përfundoni vërtetë detyrën në 60 sekonda, ndjehuni të lirë për të thënë që nuk do të marrë shumë kohë, por mos e bëni të tingëllojë sikur detyra mund të përfundojë më shpejt nga sa do të ndodhë realisht.

6. “Do të përpiqem”

Ashtu si fjala “mendoj”, edhe “përpiqem” tingëllon si tentativë dhe sugjeron që ju mungon besimi në aftësinë tuaj për ta ekzekutuar detyrën. Zotëroni plotësisht aftësitë tuaja. Nëse po kërkoni të bëni diçka, ose angazhohuni për ta bërë ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni, sepse kjo tingëllon sikur ju nuk do të përpiqeni aq fort.

7. “Ai është dembel / i paaftë …”

Nuk ke asnjë avantazh nëse thua një gjë të dëmshme për një koleg. Nëse deklarata juaj është e saktë, me siguri të gjithë e dinë tashmë, kështu që nuk ka nevojë ta vësh në dukje. Nëse është e pasaktë, atëherë do të përfundoni ju duke u dukur si budalla. Do të ketë gjithmonë njerëz të vrazhdë apo të paaftë në vendin e punës, dhe shanset janë që të gjithë e dinë se cilët janë ata. Nëse nuk ke fuqinë t’i ndihmosh të përmirësohen apo t’i largosh nga puna, atëherë nuk ke asgjë për të fituar duke thënë me zë të larta paaftësinë e tyre. Nëse e bëni, kjo duket si një përpjekje e pasigurtë për t’u dukur vetë më mirë. Zemërgurësia juaj do të kthehet kundër jush, teksa kolegët do të japin mendime negative për ju.

8. “Ky nuk është përshkrimi im i punës”

Kjo frazë shpesh herë sarkastike ju bën të tingëlloni, sikur jeni të gatshëm për të bërë vetëm minimumin e nevojshëm për të marrë rrogën, gjë e cila është e keqe nëse ju pëlqen siguria në punë. Nëse shefi juaj ju kërkon për të bërë diçka që ju mendoni se është e papërshtatshme për pozicionin tuaj, lëvizja më e mirë është ta përfundoni detyrën me zell. Më vonë, planifikoni një bisedë me shefin për të diskutuar rolin tuaj në vendin e punës, dhe nëse përshkrimi juaj i punës ka nevojë për një përditësim.

9. “Nuk është faji im”

Nuk është kurrë ide e mirë që të hedhësh fajin. Bëhuni të përgjegjshëm. Nëse keni pasur ndonjë rol – pa marrë parasysh sa i vogël, në një gjë që ka shkuar keq, merreni përsipër. Nëse jo, ofroni një shpjegim objektiv, të paanshëm të asaj që ndodhi. Qëndrojuni faktev, dhe lini shefin juaj dhe kolegët që të nxjerrin përfundimet e tyre, për atë se kush duhet fajësuar. Në momentin që ju filloni duke treguar me gisht, atëherë njerëzit fillojnë t’ju shohin si një person, të cilit i mungon përgjegjshmëria për veprimet e veta. Kjo i bën njerëzit nervozë. Disa do të shmangin të punuarit me ju, të tjerë do ju fajësojnë të parët, kur diçka shkon keq.

10. “Nuk mundem”

“NUk mundem” është vëllai binjak i “Nuk është faji im”. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë “Nuk mundem”, sepse ata mendojnë që kjo nënkupton “Nuk dua”. Të thuash “Nuk mundem”, do të thotë që nuk je gati të bësh atë që duhet për të përfunduar detyrën. Nëse vërtetë nuk mund ta bëni një gjë, për shkak se vërtetë ju mungojnë aftësitë e nevojshme, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend të thoni atë që nuk mundeni, thoni atë që mundeni të bëni. Për shembull, në vend që të thoni “Nuk mund të rri vonë sonte”, thoni “Unë mund të vij herët në mëngjes, nesër. A ju bën punë?”

11. “E urrej këtë punë”.

E fundit gjë që çdokush dëshiron të dëgjojë në punë, është se sa e urrejnë punën. Kjo ju etiketon si person negativ dhe ul moralin e grupit. Shefat janë të shpejtë për të pikasur këta tipa që ulin moralin, dhe e dinë që ka gjithmonë zëvendësues entuziastë që presin prapa derës. /bota.al


360grade.al

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com