InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nuk i ke humbur ti ata që janë larguar prej teje. Ata të kanë humbur ty…

31 Mars, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Nuk i ke humbur ti ata që janë larguar prej teje. Ata të kanë humbur ty…

Shumë nga ne mund ta kenë përjetuar largimin e dikujt që kemi dashur për arsye nga më të ndryshmet. Ndoshta edhe ti. Momentet e para kur ke qenë pa atë person, kanë qenë me siguri ndër më të trishtat që mund të kesh përjetuar ndonjëherë. Mund të jesh ndjerë i/e pamjaftueshme për të tjerët dhe të jesh ndjerë tmerrësisht keq me veten.

Ditë e ditë të tëra kanë kaluar dhe të është dukur sikur asgjë nuk do ndryshonte, sikur gjithë kohës do të ishte po njësoj. Je ndjerë sikur nuk do t’ia dilje ta harroje atë person. Por koha ka kaluar dhe ndoshta ka dhënë efektin më të mirë edhe për ty. Ndoshta të ka bërë edhe ty të ndihesh më mirë dhe ta kalosh atë që ka ndodhur…

Unë dua të të bëj të kuptosh se gjithçka e përshkruar më sipër, është krejtësisht normale. I ndodh kujtdo dhe nuk është arsye për të rënë në depresion. Madje, mendoj se është më mirë ta lësh dikë të largohet në momentin që nuk do të rrijë pranë teje, se sa ta mbash atë me detyrim pranë.

Nëse dikush nuk ndjen mjaftueshëm për ty edhe pas një kohe të gjatë bashkë, është e kotë të përpiqesh se gjërat mund të funksionojnë mes jush. Duaje veten dhe lëre atë person të shkojë.

Në momentin që e lë të largohet nga ty, atëherë e kupton se ajo që ndieje për të, ka qenë dashuri e vërtetë. Mirëpo në momentin që kupton se e do më shumë veten, e ke më të qartë se zgjedhja që ke bërë, ka qenë e duhura.

Ti ke dhënë maksimumin. Ke bërë gjithçka që gjërat të funksiononin. Në momentin që dikush mund të ketë përdorur, apo të ketë luajtur me ndjenjat e tua, është pikërisht ai person që ka humbur në këtë rast, jo ti. Ti ke fituar, pasi je liruar prej dikujt që vetëm dëm do të shkaktonte në jetë, ndaj, nëse je në një situatë të tillë, buzëqesh.

Mos u trishto. Mendoji gjërat më thellë dhe mos u mjafto me sipërfaqen. Kjo është gjëja e duhur që ti të kesh një jetë të qetë dhe më të lumtur. Koha do të shërojë gjithçka, ndaj mos u trishto shumë.

Nëse sot dikush që doje, është larguar nga ty, dije se nesër Zoti ka rezervuar një person më të mirë për ty. Zoti e ka përherë një plan më të mirë për ne. Ti nuk bën përjashtim. Besoje këtë gjë dhe do ta shohësh se gjërat do të ndyshojnë për mirë në jetën tënde. / bota.al

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com