InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pas 12 vitesh ndërtime, Gjermania hap selinë më të madhe të Inteligjencës në botë

10 Shkurt, 2019
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Pas 12 vitesh ndërtime, Gjermania hap selinë më të madhe të Inteligjencës në botë

Pas 12 vitesh ndërtimesh dhe 1 miliardë euro investim, Shërbimi Federal i Inteligencës në Gjermani ka çelur dyret e selisë së re qendrore në Berlin.

Me rregulla të hekurta në ndërtesë hyhet pa telefona celularë, pa laptopë personalë, pa hapje të adresave elektronike personale dhe rrjeteve sociale.

Në fund të ditës, të gjitha kartelat hyrëse duhet të mbyllen në kasafortë.

Kjo është ndërtesa më e madhe në botë që do të shfrytëzohet nga shërbimet e inteligjencës.

Ndërtesa e re ndodhet afër vendit ku ishte i ndërtuar Muri i Berlinit. Ajo është njëra nga vendet më sekrete në botë. Për punëtorët e këtij institucioni  do të ketë rregulla të rrepta për gjërat e lejuara dhe të ndaluara në këtë ndërtesë të rëndësisë së lartë.

Në ceremoninë hapëse të ndërtesës së re mori pjesë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila foli për rëndësinë e rolit të këtij institucioni. “Në një botë me situata të paqarta, tash, më urgjentisht se kurrë më parë, Gjermania ka nevojë për shërbime të fuqishme dhe efikase të inteligjencës së jashtme”, tha ajo.

Në vendin e kësaj ndërtese më parë kishte baraka të shkatërruara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë, hapësira ishte shfrytëzuar për një stadium të sporteve, i cili më pas ishte shkatërruar pas kandidimit të Gjermanisë për mbajtjen e Lojërave Olimpike të vitit 2000, shkruan “The Guardian”.

 


360grade.al

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026
Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.
Artikuj

Një i ri që ndërton ura mes shkencës, natyrës dhe kombit.

16 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com