InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

A matet dashuria?

6 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
A matet dashuria?

Në kuptimin sasior do të ishte naive të flisnim për dashuri të madhe apo të vogël, tek e fundit kuptimin e masës e jep cilindo në mënyrë individuale. E megjithatë, ka njerëz që mendojnë se femrat në përgjithësi dashurojnë shumë ose tepër. Por çfarë do të thotë kjo? Cili është kufiri përtej të cilit ndjenja kalon në tepri dhe mbi të gjitha kush e përcakton këtë kufi?

Shumë shkrimtare – dhe po flas për shkrimtare, d.m.th. femra – janë marrë me këtë temë, në disa raste duke e quajtur dashurinë  me “tepri” dobësi të femrës, a thua se vetëm femrat dashurojnë?!

Robin Noorwood, një psikoterapeute amerikane, ka shkruar një libër të tërë – shumë të suksesshëm – mbi atë që ajo e quan “sëmundje”, duke i dhënë edhe titullin “Gra që dashurojnë tepër”.

Sipas saj, të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra ose të biesh në dashuri shumë shpesh ose të dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të thellë dhe të fortë.

Në të vërtetë, do të thotë të lidhesh me një burrë me një fiksim dhe të mëtosh që këtë fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij.

Në këtë këndvështrim, dashuria e tepërt, sipas autores, nuk është gjë tjetër veçse obsesion dhe nëse e marrim të pranuar këtë, Noorwood ka të drejtë që e cilëson sëmundje. Autorja vazhdon në analizën e saj se pothuajse gjithnjë në themel të dashurisë së tepruar femërore ndodhet një tronditje e fëmijërisë.

Kur një fëmijë është braktisur apo shpërfillur nga i ati, kur rritet shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj derisa të ketë krijuar, deri në një farë mase përshtypjen se më në fund ka shpëtuar prej saj.

Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t’u ndjerë e sigurt, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur.

Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të mund ta bëjë të ndihet e sigurt dhe e denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë..

Ka edhe kështu… Përditshmëria jonë është e tejmbushur me informacione nga më të ndryshmet për histori marrëdhëniesh nga më të ndryshmet. Megjithatë, dashuria është ndjenjë e fuqishme dhe, për mendimin tim, e madhe apo e tepruar është atëherë kur është e dyanshme.

Një dashurie reciproke nuk mund t’i vihen kurrë kufij. Ndërsa sa për “sëmundjen” e grave – të dashuruarit  me tepri – unë jam në pritje të një botimi të ri për burrat, sepse edhe ata dashurojnë… edhe me tepri.

Ndërkohë, ju ftoj të lexoni librin “Gra që dashurojnë tepër” ose “Gra që dashurojnë me shpirt”. Edhe pse mund të mos jeni dakord me shumë përfundime të autores, kjo nuk i bën më pak interesante.

 

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com