InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ende se keni vendosur pemën e Krishtlindjeve? Atëherë lexoni më parë këtë legjendë

4 Dhjetor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kuriozitete, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Ende se keni vendosur pemën e Krishtlindjeve? Atëherë lexoni më parë këtë legjendë

Ne nuk e dinim këtë legjendë, por tani është bërë një nga më të preferuarat në traditën e dekorimit të pemës së Krishtlindje. Lexojeni para se të bëni pemën e Krishtlindjes.

Legjenda e pemës së Krishtlindjes dhe fëmija i humbur në pyll

E gjitha kjo ndodhi shumë vite më parë, në prag të Krishtlindjes. Atë vit kishte rënë shumë borë dhe mënyra e vetme për të ngrohur shtëpinë ishte përdorimi i druve.

Legjenda e pemës së Krishtlindjes tregon historinë e një fëmije, i cili jetonte në një fshat në afërsi të një pylli të madh. Menjëherë pas drekës, fëmija vendosi të dilte për dru: ai donte të kërkonte një pemë lisi para Krishtlindjes për të respektuar një nga traditat e lashta të fshatit të tij.

Për fat të keq, siç e dini, ditët në dimër janë më të shkurtra dhe orët e dritës zgjasin shumë pak. Edhe pse fëmija e dinte këtë e zuri nata në pyll.

Djali vendosi të mos bënte asgjë por të kërkonte një vend ku të kalonte natën ashtu siç i kishin thënë gjithmonë prindërit e tij. Duke ecur ngadalë nëpër pemë të ndriçuara nga drita e zbehtë të hënës, ai u përpoq të gjente një vend të përshtatshëm për të, por nuk ishte e lehtë: nuk kishte asnjë shpellë apo kasolle; vetëm pemë.

Ndërsa po ecte, filloi të binte borë, duke e bërë edhe më të vështirë kërkimin. Lotët e nxehtë filluan të lagnin fytyrën e tij me mendimin se po humbiste gjithçka: darkën, dhuratat, dashurinë e prindërve të tij…

I lodhur dhe i uritur, ai shkoi pranë një peme të bukur qiparisi: ndër të paktat pemë që qëndron e gjelbër pavarësisht dimrit. Duke fshirë lotët, ai shkoi të strehoej pranë trungut të tij aromatik. U mbështoll me pallton e tij dhe ra në gjumë.

Pema e bredhit, që u bë strehë për të, vendosi të ulë degët e saj duke prekur pothuajse në tokë në mënyrë që ta mbajë atë në vetvete dhe ta mbrojë nga dëbora. Në ditën e Krishtlindjeve, fëmija u zgjua nga britmat e fshatarëve që erdhën në pyll për ta kërkuar.

Ai vrapoi për t’i takuar dhe i çoi në vendin ku kishte kaluar natën: degët e bredhit ishin ende në tokë dhe fshatarët kuptuan se çfarë kishte ndodhur. Për ta falënderuar pemën e bredhit për gjestin bujar, ata vendosën ta zbukurojnë atë me çfarë kishin: shami, kapele dhe doreza…

Prej asaj dite, sipas legjendës së pemës së Krishtlindjes, bredhi konsiderohet si një nga simbolet e Krishtlindjes dhe për këtë arsye zbukurohet.

Sot është tradicionale të përdoren pemë artificiale si pemë për Krishtlindje: ato nuk kanë erë si ato reale, por është një mënyrë e mirë për të nderuar dhe respektuar shpirtrat e këtyre pyjeve të lashta.

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026
Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com