“Say my name” nga Bebe Rexha, David Guetta dhe J Balvin është publikuar në të gjitha platformat muzikore.
Ky projekt i tyre u prit tejet mirë nga fansat saqë me tu publikuar ka marrë klikime të shumta në rrjetin, Youtube.
Dhe tani, Bebe ndau një fotografi nga prapaskenat e xhirimit të klipit të ri, teksa merr një puthje të zjarrtë nga J Balvin.
Siç shihet, Bebe ka raporte mjaft të mira me artistin kolumbian.