InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Basir Çollaku: Rama, keqbërësi dhe frikacaku konkurues që po del në opozitë

15 Nëntor, 2018
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A

Në Shqipëri politikanët po bëhen përditë e më shumë keqbërësit e mëdhenj, duke u kthyer në rrënuesit e të sotmes, asgjësuesit e së nesërmes së qytetarëve. Lirimi dy ish-deputetëve socialistë nga qelia, dy Arbenëve, por jo vetëm atyre, ka bërë gjykatat dhe prokurorinë, një seksion supermarketi funksional, për shkëmbim nderesh dhe parash. Ndoka dhe Çuko, lanë mëkatet brenda dhe vetë dolën jashtë, pasi i përcollën ftohtësisht Ramës, mesazhet e koduara, se gjatësia e izolimit të tyre do të prodhonte transparencë të shtuar të punës së paligjshme të bërë bashkë, jo vetëm për zgjedhje. Rama, i shquar për frikacakëri konkuruese, mori dhe dha mesazhe azmatike, duke ruajtur më së pari të ndenjurat e veta, që po ia djegin paudhësitë e dala sheshit përditë. Tenxherja do kapak tjetër, se është tejmbushur, ndaj duhen bërë hapa pas nga Kryeminsitri. Aleatët e tij të botës së krimit, më fort po i krasit ndërhyrja, prania dhe trysnia e partnerëve, se sa vullneti prej borxhliu shpresëhumbur i Ramës. Dako, Tahiri, Balla, Çyrbja, Rrahja, Sejdini, janë në rradhën e pritjes. Trembur se diga e çarë nuk mban rrjedhën Rama e nisi me Sajmir Tahirin, njeriun e tij të punëve të fshehta. Tërhiq e mos lësho, për afro një vit, duke ushtruar dhunë publike ndaj Prokurorisë, duke e kontrolluar atë me marifete të holla pushteti, Rama, ia doli turpësisht të degradojë procesin dhe po përpiqet ta shprishe gjer në fund, ndonëse dosja është gati për gjykim. Sajmir Tahiri, e ka bërë të ditur për Edi Ramën, se ne mes djalit të tij dhe Zahos, ai zgjedh të birin natyrisht. Oferta publike kërkonte ndihmë në të kundërt, punët e drogës dhe krmit i merr dreqi e ua thotë hapur të gjthëve. Përpjekja e pafajësisë me vendimin italian, aq sa kot dhe bosh, shkrepi ajër. Ashtu veshholle ndaj frikës, Kryeministri i ktheu xhevap faqe gjithë veshëve të shqiptarëve, se Tahirit duhet ti kërkojmë falje sepse ai është i pafajshem. Pak rëndësi ka se ku. Në Indi, Pakistan, Mars, Neptun, apo Gusmar dhe në Hënë sipër Jezercës. Prokuroria dhe Gjykata duhet të kenë marrë lajmin për ta bërë fakt, pasi vettingu e ilaçe të tjera nuk kursehen. Sepse në PS, Ramës i duhet Tahiri kundër Xhafës, Veliajt e të tjerëve. Ndaj atyre shokëve rilindas, tashmë të pasuruar dhe forcuar kriminalisht nga sjellja e Ramës si keqbërës. Vangjushi i vogël nga Durrësi, gjendur në një hall të madh nga dosja 399, detyron Ramën të shkarkojë Xhafën, nervozojë pa masë Arta Markun, propozojë paligjshmërisht Sandër Lleshi Lleshajn, për të mos plasur orteku batërdive të përbashkëta. Ushtarët po i rrëshkasin në qeli Kryeministrit, e aleatët e dikurshëm janë aty afër. Kjo i ka pamundësuar shahun kreut të ekzekutivit. Taulant Balla, si xhol letrash, përmendet publikisht si i implikuar në plot dosje me telashe trafiqesh e inkriminimesh, duke e zgërlaqur numrin dy më keq e më shfrenuar se numri një të partisë në pushtet. Gramoz Ruçi faktorizohet duke qenë pjesë bisedimesh me Presidentin e Republikës Ilir Meta, për zgjedhjen e një ministri të ri të brendshëm, i cili del gjithnjë nga kandidatura të papërshtatshme me kleçka serioze në të shkuarën dhe tashmen. Erion Veliaj ka humbur kontrollin i braktisur nga hallet e Ramës por i dëshpëruar nga mosdhënia e pëlqimit për vazhdimësinë, ka rënë në grackën zullumqare te duelit me shefin. Dosja “Astir” me korrupsion e prishje banesash, është vetëm një pjesë e vogël e rrëmetit të shpërthyer. Shto edhe qakullimi i mundësisë së Manasterliut Minstres së Shendetisë si kandidaturë alternative nga PS për Bashkinë e Tiranës, ia ka stresuar sekondat Veliajt dhe mbështetja e Xhafës e grupit rreth tyre, nuk po e nxjerr në dritë. Sigurisht borxhlinjte oligarke mund ti kthejnë kurrizin edhe Ramës dhe Veliajt, disa kanë nisur të mendohen prej muajsh, për të shpëtuar jo vetëm erzin. Ambasada Amerikane, gjermane, britanike dhe prezenca e OSBE, përshëndetën dënimin me 14 vte burg të Shullazit dhe pyetën kush është tjetri..Dhe tjetri, ishte përgjgjia e Ramës lirimi i dy deputetëve të tij. Ndaj partnerët, kur shohin shkërmoqejen e operacioneve ku kanë qenë pjesë, e dinë mirë kush është rrënues-asgjësuesi i tyre. Thjesht ortakëria të detyron të prishësh belanë. Rama ka nisur të dalë në opozitë me më shumë se një këmbë, por duhet ndaluar arratia e tij, para se të përballet me drejtësinë. Edi Rama nuk është as nuk duhet të jetë Keqbërësëi i fundit i ndëshkuar, por njëri ndër ta..

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com