InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ish-ministri Tahiri drejt postit si zv/kryeministër

11 Nëntor, 2018
in Artikuj, Lajme, Opinione, Politikë
A A
Ish-ministri Tahiri drejt postit si zv/kryeministër

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate ceremonise se rikonstruksionit te ministrise se Brendshme si dhe Murit te Memories, nje memorial kushtuar 264 policeve te vrare ne detyre./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Interior Minister Saimir Tahiri, during the ceremony of the reconstruction of the Ministry of Interior and Wall of Memory, a memorial to the 264 police officers killed on duty.

-Fillimisht kryeministri, te Sokol Balla, dhe më pas Taulant Balla në TVSH deklarojnë se “Sajmir Tahiri është i pafajshëm” dhe “nëse ai do, e presim në PS”.

-Pra duket shumë qartë se po përgatitet rikthimi triumfal i Sajmir Tahirit si hero në PS. Me sa duket Tahiri paska punuar mirë me video si ministër, pasi të gjithë e paskan frikë në qeveri dhe krejt kupola e PS-së. Një ministër që është sot në kabinetin Rama është shprehur se “Tahiri është i frikshëm, se nuk e di asnjeri se çfarë materialesh apo videosh ka për ne. Mund të mos ketë asgjë, por frika është e madhe të ne”. 

Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri po shkon drejt pafajsisë. Në fillim ish-ministri doli në konferencë shtypi, në hotel Rogner, ku nxori disa shkresa nga prokuroria italiane se është i pafajshëm dhe më pas dolën, si në sinkron, kryeministri Rama dhe Taulant Balla, numri një i grupit parlamentar të PS.

Të enjten në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, kryeministri Rama tha se ish-ministrit Tahirit duhet t’i kërkohet falje tani që drejtësia italiane i dha pafajësinë. Kryeministri Rama deklaroi:“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe ku gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani. Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon”.

Këtë e deklaroi kryeministri Rama e jo një zyrtar dosido.

Pas kësaj deklarate publike dhe në mbrojtje të hapur të ish-ministrit të tij, nuk ka prokuror shqiptar që guxon ta shpallë të fajshëm, ish-ministrin. Burime nga prokuroria e krimëve të rënda thonë, nën zë, se nga fundi i vitit do të kërkohet nga prokuroria të shpallet i pafajshëm Sajmir Tahiri.

Dhe si për ta blinduar atë çka tha kryeministri, doli të premten në darkë vonë Taulant Balla, që është sekretar i përgjithshëm i PS dhe numri një në grupin parlamentar. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, mbrëmjen e së premtes ishte i ftuar në emisionin “Java” në TVSH, ku ndër të tjera komentoi edhe rikthimin e mundshëm të Saimir Tahirit në Partinë Socialiste. Duke mbështetur qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, të enjten në ‘Real Story’, Balla theksoi se i takon vetë ish-ministrit të Brendshëm të rikthehet në parti. “Unë e thashë dhe në fillim dhe sot kanë kaluar më shumë se 13 muaj kur prokuroria ngriti akuzat ndaj Tahirit. Të gjithë e dimë që akuzat për të u ngritën në bazë të hetimeve në Itali dhe ai atje doli i pastër. Partia Demokratike duhet t’ i kërkojë falje për baltën ndaj tij, ndërkohë kthimi në Partinë Socialiste është vendimarrje e vetë zotit Tahiri”, pohoi Taulant Balla.

Pra duket shumë qartë se po përgatitet rikthimi triumfal i Sajmir Tahirit si hero në PS. Me sa duket Tahiri paska punuar mirë me videot si ministër, pasi të gjithë e paskan frikë në qeveri dhe krejt kupola e PS-së. Një ministër që është sot në kabinetin Rama është shprehur se “Tahiri është i frikshëm, se nuk e di asnjeri se çfarë materialesh apo videosh ka për ne. Mund të mos ketë asgjë, por frika është e madhe të ne”. E thënë kaq bukur nga ministri X në qeveri, ndaj kjo tregon se gjynahet janë kaq të mëdha në qeveri dhe në mazhorancë, sa edhe duke mos e ditur se çka Sajmir Tahiri për sejcilin, prapë kanë frikë nga vetja. Sepse kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ligjin.

E gjithë kjo fushatë marketingu nga Edi Rama dhe Taulant Balla, ndërkohë që palosën ish-ministrin Fatmir Xhafaj, tregon se rikthimi i ish-ministrit të brendshëm do jetë triumfal në PS. Por jo vetëm në selinë rozë, por surpriza mbetet për publikun se po synohet që ai të emërohet zv/kryeministër në vend të Senida Mesit, zv/kreministres së sotme, pasi ajo do të kandidojë në Shkodër për kryetare bashkie. Djallëzia e kryeministrit Rama nuk është vetëm te propozimi që do bëjë për Sajmir Tahirin sapo të shpallet i pafajshëm nga prokuroria shqiptare (është 100 % e garantuar se kështu do jetë vendimi), por te Presidenti Meta. Fakti që Presidenti do të ndodhet para një propozimi për dekret për ish-ministrin Tahiri, dhe kur Ilir Meta është shprehur hapur kundër kanabizimit të vendit nga ish-ministri, do jetë një spektakël publik i vertetë, duke e vënë në provë. Pala kryeministrore do të argumentojë se asnjëri nuk mund të jetë i fajshëm pa një vendim gjyqësor të formës së prerë, ndaj derisa drejtësia e mbyll dosjen e tij, presidenti duhet ta firmosë dekretin.

Sajmir Tahiri sapo të rikthehet në PS, fuqishëm, dhe në qeveri si numri dy, do të sjellë edhe prishjen e ekuilibrave në PS. Dihet publikisht se Sajmir Tahiri nuk e do aspak kryebashkiakun Erion Veliaj, por pa Veliaj në Tiranë, PS-ja i humbet zgjedhjet në bashkinë kryesore të vendit. Erion Veliaj, duhet pranuar, se po ndryshon Tiranën, duke e kthyer në një qytet europian. Megjithatë siç është shprehur kryeministri, politika është lojë shahu, ndaj na mbetet të shikojmë se si do luhet “shahu” në PS, kur Tahirin ta pranojnë si “hero”.

Interesante, se sa video dhe dosje mban fshehur ky Tahiri për qeverinë me të cilat iu bën presion!

S.P.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025

1 Korrik, 2025

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com