InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Klodiana Lala sjell në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lirë”

22 Mars, 2019
in Aktualitet, InfoPress
A A
Klodiana Lala sjell në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lirë”

Mark Worth, drejtori ekzekutiv i Qendrës Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve citon se “ka pak njerëz që me kontributin e tyre e bëjnë botën më të mirë, një prej tyre është padyshim Klodiana Lala”. Qendra Evropiane për të Drejta e Sinjalizuesve e ka përzgjedhur Klodiana Lalën, si gazetarja më e mirë investigative e Evropës Juglindore, duke sjellë kështu në Shqipëri çmimin për “Fjalën e lire”, për kontributin në raportimin mbi korrupsionin dhe abuzimin me shtetin. Është një ndër çmimet më prestigjiozë që ndahen për gazetarinë në vendet e Evropës Juglindore.

Të përpiqesh të thuash të vërtetën, pa bërë kompromise, pa u përlyer e pa u ndikuar politikisht, në një shoqëri si kjo e Shqipërisë, është padyshim një ndër sfidat më të mëdha. Por nuk është e pamunudur. Na e ka treguar Klodiana Lala gazetarja e News24 e cila prej më shumë se 15 vite punon në terren për zbardhjen e ngjarjeve të krimit dhe lidhjes së tij me politikën në Shqipëri.

Klodi Cmimi 2


Si një ndër gazetaret e spikatura, pa u ndalur nga vështirësitë e pafundme që ndesh në një ditë pune, me sulmet e shpeshta të politikës e krimit, është gjithnjë në terren atje ku janë ngjarjet më të vështira, pa u trembur as nga kërcënimet.

“I kemi parë të gjitha pamjet dhe të gjithë e dimë se cfarë ndodhi. Kjo është arsyeja pse Klodiana ndodhet këtu. E patrembur nga kjo ngjarje, Klodiana raportoi në Janar se një parti politike ka manipuluar zgjedhjet e 2017 në bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar duke blerë vota, duke kërcënuar votuesit dhe duke premtuar përfitime të paligjshme. Hetimet e saj për BIRN kanë treguar rreth përgjimeve të zyrtarëve të lartë dhe ish-parlamentarëve se janë përfshirë në blerjen e votave, korrupsion por edhe aktivitete të tjera kriminale. Kjo më jep një ndjesi të pabesueshme admirimi dhe vlerësimi, teksa ju prezantoj fituesen e këtij viti për cmim e fjalës së lirë.”

Klodiana është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit, pak muaj më parë u nderua edhe me çmimin “Reporteri i vitit 2018”. Por ajo nuk harron në asnjë rast ta ndajë çmimin e saj me kolegët në terren, me ata që e mbëshesin me informacione apo edhe me drejtuesit e medias ku punon, për mbështetjen që ka marrë në punën e saj, për zbardhje të çështjeve të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri.

Të Lidhura

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026
Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026
Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026
Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane
Aktualitet

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane

31 Maj, 2026
Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026
Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

TË FUNDIT

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec
Aktualitet

Ky është Gerald Biba, roja private që dhunoi protestuesin në Zvërnec

31 Maj, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias
Sport

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com