InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti Meta: Përballë një junte duhet reagim

21 Mars, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Presidenti Meta: Përballë një junte duhet reagim

-Ilir Meta foli dje hapur, ndaj duhet që mazhoranca të jap përgjigje në zgjidhje të kësaj situate të paprecedentë, sepse nuk kemi as Parlament, as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, as Prokurori të pavarur, as liri biznesi, as liri medie dhe ku bandat kriminale janë të lidhura me pushtetin. Në të kundërt Rama dhe Meta do luftojnë në tapetin e luftës së afërt dhe si rregull Ilir Meta ka treguar se e njeh mirë artin e betejës ballë për ballë.

Në kulmin e krizës politike në Shqipëri, kur afrimi i palëve duket i pamundur dhe ndërkombëtarët “po rrinë dhe vështrojnë”, Presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta duke kërkuar nga klasa politike të mos e çojë më tej vendin drejt përplasjeve dhe konfliktit. Nga qyteti i Pogradecit, kreut i shtetit foli pa nënkuptime dhe duke zgjedhur t’u drejtohet jo vetëm politikanëve që kanë përgjegjësi për krizën, qytetarëve shqiptarë, por edhe ndërkombëtarëve. Në qëndrimet Presidentit është jo vetëm përgjegjësia e kreut të shtetit, por dhe ajo e një politikani të përgjegjshëm që kupton se nëse kriza nuk zgjidhet në kohë, pasojat do të jenë të rënda për vendin. Kreu i shtetit theksoi në deklaratën e tij, se situata kritike në vend nuk mund të cilësohet “normale”, siç po bën aktualisht mazhoranca. Gjithashtu konfirmoi dhe një herë qëndrimin e tij se djegia e mandateve të deputetëve të opozitës është një akt i papranueshëm. Por pavarësisht kësaj, mënyra që është zgjedhur për të zëvendësuar deputetët duke krijuar një “opozitë të re” me opozitën reale që është në rrugë dhe në protesta, do të sillte vetëm thellimin dhe përshkallëzimin e krizës me pasoja të rënda, të paparashikueshme. Në mënyrë të qartë, ndryshe nga sa deklaron Qeveria se do të vazhdojë reformat pa opozitën reale duke përdorur deputetët e blerë, Presidentit Meta tha se aktualisht Parlamenti ka vetëm 82 deputetë nga 140 që duhet të ketë normalisht. “Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet. Si në planin kushtetues, në planin ligjor, në atë procedurial dhe politik, në planin moral”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta. Një qëndrim i tillë mbështetet edhe nga konstitucionalistët dhe juristë të njohur, të cilët thonë se në momentin që subjektet politike marrin vendim politik për të mos qenë të përfaqësuar në Kuvend, nuk mundet KQZ dhe Parlamenti ti zëvëndësojnë. Aq me tepër se parlamenti me kushtetutë duhet të ketë fiks 140 deputetë dhe në asnjë rast nuk plotësohen, edhe sikur të vazhdojë PS-ja me lojën e “deputetëve të rinjë opozitarë”. Duke e cilësuar krizën si shumë të rëndë, Presidentit Meta theksoi se zgjidhja e saj nuk mund të vij në asnjë mënyrë tjetër përveç kompromisit dhe dialogut. “Nuk mund të ketë zgjidhje për këtë krizë, as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare, por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm, që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet, duke respektuar Kushtetutën, duke respektuar ndarjen e pushteteve, duke respektuar të gjitha ato angazhime, të cilat Shqipëria duhet t’i plotësojë urgjentisht për çeljen e negociatave së afërmi”,- deklaroi Presidenti Meta. Pavarësisht vendimit të opozitës për djegien e mandateve, sjellja e mazhorancës sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe ajo që njihet si “blerje” e deputetëve “opozitarë” nga qeveria janë hapa që kanë tejkaluar sjelljen e një shteti normal. Kjo mënyrë reagimi e mazhorancës, në mungesën e Gjykatës Kushtetuese si dhe gjithë mekanizmave të tjerë, krijon rreziqe të cilat e çojnë vendin në drejtime të paditura. Ndaj jo rastësisht kreu i shtetit foli dhe për junta dhe rënie të parimeve demokratike të vendit. Duke dhënë shembullin e një politikani të përgjegjshëm, Presidentit Ilir Meta deklaroi dje se ka bërë gjithë lëvizjet që i ngarkon detyra për të afruar palët dhe të gjejë një zgjidhje, por derisa aktorët kryesorë që prodhuan kanë treguar se nuk kanë dëshirë të arrijnë, ndaj është i detyruar të bëjë këtë deklaratë. Presidenti Meta shkoi dhe më tej në qëndrimin e tij, duke deklaruar se edhe pse nuk ka asnjë përgjegjësi për situatën  është gati të japë dorëheqjen nëse i shërben zgjidhjes së krizës. “Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar, edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Presidenti foli ndaj duhet që mazhoranca të jap përgjigje në zgjidhje të kësaj situate të paprecedentë, sepse nuk kemi as parlament, as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, as Prokurori të pavarur, as liri biznesi, as liri medie dhe ku bandat kriminale janë lidhur me pushtetin. Në të kundërt Rama dhe Meta do luftojnë në tapetin e luftës së afërt dhe si rregull Ilir Meta ka treguar se e njeh mirë artin e betejës ballë për ballë.

Të Lidhura

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025
“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025
Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe
Aktualitet

Monika Kryemadhi thotë se Balluku është bobe

9 Nëntor, 2025
Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme
Aktualitet

Deri në mesditë reshje shiu në të gjithë territorin/ Sot kushte atmosferike të paqëndrueshme

9 Nëntor, 2025
Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025
Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Shenjat e fatit në dashuri/ 4 zodiakë që do të përjetojnë emocione të papritura këtë muaj
Horoskopi

Shenjat e fatit në dashuri/ 4 zodiakë që do të përjetojnë emocione të papritura këtë muaj

12 Nëntor, 2025

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 11 Nëntor 2025

11 Nëntor, 2025

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com