Nga, Azgan Haklaj
16 marsi prolog i epokës së re.
Largimi emergjent i Edi Ramës Kauzë Kombëtare!
Po të studiosh me vëmendje historinë e diktatorëve, aventurierë të politikës dhe sistemeve që i mundësojnë individët, krejtësisht anonimë, të cilët arrijnë të bëhen kapo të pushtetit, uzurpatorë, njëherësh, qenje të pangopura për pushtet, para e lavdi e kupton se sa delikat dhe i brishtë është, sa i rrezikuar dhe njëherësh i kërcenuar eshtë raporti mes shtetit dhe individit, mes lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Mes shtetit, i cili e përmbys me brutalitet kontraten sociale dhe popullit, i cili i ka besuar shtetit dhe institucioneve të tij një mision krejt tjetër nga ai për të cilin mendojnë njerëz kokëkrisur, mendjeshkurtër e arrogant, të modelit Kim Jong, Maduro apo Sulltan Rama.
Në filozofinë e Botës së Qytetëruar Euro-Atlantike, të iluminuar nga mendjet e ndritura të shekujve 16-20-të Volterit, Rusoit, Xhon Lokut, Xhon Stuart Millit, Tomas Hobsit, Shar Lui Monteskjë, Kantit, Niçes, Viktor Hygosë, Etërve themelues të Amerikës, Washingtonit,Xhafersonit, Hamiltonit, Medisonit, shteti e pushteti konceptohen si mekanizëm garantues e mbrojtës i të drejtave natyrore dhe i lirive të njeriut.
Nga këtu buron koncepti i pushtetit të popullit, sipas të cilit qeveritarët janë sherbëtorë të tij, janë transparent në vendimmarrjet më të rendësishme dhe të detyruar ti binden kushtetutës e ligjeve njësoj si çdo qytetar që gëzon zotësi juridike.
Është e rrallë të gjesh në histori një diktator të formuar nga ana kulturore, akademike, të iluminuar e aq më shumë të vetëdijshëm për fatin që e pret nga forca e sovranit të cilit i ka vjedhur pushtetin.
Bota lindore dhe ajo përendimore, apo ndryshe Bolshevizmi, e Nacional Socializmi prodhuan monstra të tilla si Stalini, Hitleri e Musolini, apo Çauçesku, por askush nuk i akuzon sot Rusinë, Gjermaninë, Italinë, Rumaninë, se popujt e tyre janë pa kulturë e civilizim, pa traditë shtetformuese dhe ideale demokratike.
Protagonistët e të keqes së këtyre kombeve u ngjitën në fronin e pushtetit dukë qenë krejtësisht anonim e të dështuar në jetën e tyre personale e private.
E solla në vemendjen e publikut këtë kendveshtrim historik njëkohësisht për të hequr një paralele me Shqipërinë.
Kështu beri Enver Hoxha i cili instaloi pushtetin e tij në Kongresin e Permetit, 24 maj 1944, zëvendesoj shtetin e së drejtës të Ahmet Zogut me pushtetin diktatorial, me dhunë, terror, vrasjse mashtrim, adaptoi sundimin absolut, regjimin më të egër e gjakatarë që zgjati gjysëm shekulli.
Katapultimi i Edi Ramës si ministër kulture, siç thoshte Fatos Nano nga Parisi, me mjekër të parruar e thonjë të paprerë, është strategji e krahut ekstrem, ortodoks të së majtës shqiptare, një sekti konspirativ filogreko-serbo-sllav, me qëllime e interesa krejt të kundërta me ato shqiptare dhe idealin e tyre Europiano-Përendimor.
Nëse tutori i ti Nano i dha viston Millosheviçit në takimin e Kretës për dhunën dhe genocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke e quajtur problem të brendshëm të Serbisë, Edi Rama në bashkëpunim me Hashim Thaçin, të mbështetur nga binomi Putin- Erdogan u përpoqën ta ndanin Kosovën, por dështuan me turp nga Qëndresa e Qeverisë së udhëhequr nga simboli i lirisë Kryeministri Haradinaj.
Edi Rama pasi uzurpoj dhe shkatërroj strukturat e PS-së e demokracinë së brendshme, përmes kapjes së pushtetit ekzekutiv, në aleancë me oligarkët e biznesit dhe bandat kriminale e nxori shtetin nga binarët e ligjit, shkaterroi pushtetin gjygjsorë, kapi prokurorinë, zhbëri funksionimin kushtetues të parlamentit dhe institucioneve të pavarura.
Ma anë të pushtetit uzurpoi shtetin duke e kthyer në Sulltanat të Tij.
I bindur tashmë në fundin e shpejtë e të pashmangshëm politik, si asnjë Kryeministër në Historinë e Globit, Ai ka braktisur Kryeqytetin, Selinë e Qeverisë, stafin e Tij dhe bredh nepër qytete me batalionin e tij shetitës, aparatçikë servilë, hajdutë, përkrahës fanatikë e injorantë për të promovuar unitetin mes popullit dhe Rilindjes së Tij të shëmtuar dhe për ti damkosur si Ati i Tij shpirtëror, diktatori Hoxha, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ashtu si Nikolas Maduro i cili akuzon SHBA-në dhe opozitën si komplotiste e armiq të Venezuelës.
Edi Rama akuzon opozitën që shembi komunizmin në Shqipëri, e integroi Shqipërinë në strukturat Euro-Atlantike se nuk e don integrimin Europian.
Ai akuzon dhe Rusinë.
Mirë që Rusia dihet botërisht se si fuqi e madhe sllavo- ortodokse, fuqi bërthamore dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit mbron publikisht interesat serbosllavve në Ballkan.
Por Rama harron Partia e Tij është e trashëgimtare e mama PKSH-PPSH e cila ka një histori të turpshme dhune, terrori, genocidi, dhe tradhëtie ndaj Kombit Shqiptar të bekuar nga djepi i saj Moska dhe Boshti pansllavist Moskë-Athinë Beograd.
Nacionalizmi shqiptar dhe bashkë me të dhe Vokacioni Përendimor i tyre lindën qysh në krye të herës si një reagim legjitim, ndaj politikës e Ideologjisë Rusomadhe-Otomane dhe projekteve serbo-sllave për asimilimin e zhdukjen e Kombit Shqiptar.
Nëse ka nje kryeministër në Ballkan që u shërben më së miri interesave ruso-turke e greko-serbe ai është Edi Rama.
Akuzat ndaj Rusisë i ban me lejen e Car Putinit për të promovuar vehten si patriot i madh, e për të fshehur planet djallëzore.
I pafuqishëm për të ndërtuar një diktaturë, një regjim despotik të modelit Putin apo Erdogan, Rama ka marrë rolin e një violine të dytë, me detyrë specifike për ta destabilizuar Shqipërinë përmes shkatërrimit të shtetit të së drejtës, të krijimit të një Parlamenti monopartiak, kriminalizimit e nënshtrimit të drejtësisë dhe institucioneve kushtetuese.
Mobilizimi i falangave të krimit e i përkrahësve fanatikë kundër opozitës së bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha e qytetarëve shqiptarë, të cilët në menyrë paqësore, plebishitare e të vendosur i kërkojnë të largohet është skenari ruso- turko- serb për të destabilizuar e për ta futur Shqipërinë në luftë civile.
Tashmë Rama është vetëidentifikuar si shef ekzekutiv i këtij skenari dhe është i ndërgjegjshëm për pasojat e tmerrshme që do të mbajë mbi supe.
Jemi në marsin e Besëlidhjes së Lezhës, të farkëtuesit të Shtetit Arbëror Gjergj Kastriotit.
Me dt 24 mars 1911 filloi kryengritja e Malësisë Madhe e udhëhequr nga Ded Gjon Luli, që u kurorëzua me 6 prill në Bratilë, me ngritjen e flamurit të Kastriotit, i lirë dhe krenar pas pesë shekuj robëri.
Në marsin e lirisë ku Partia Demokratike e shqipërisë shembi komunizmin dhe shënoi fitoren e parë spektakolare në vitin 1992.
Marsin e Epopesë të Jasharajve, të Epopesë të Dukagjinit të udhëhequr nga Haradinajt.
Ky mars i zgjimit të vetëdijes kombëtare do të jetë epilogu i regjimit despotik të Edi Ramës, shkërmoqjes së Kalifatit të Tij dhe prologu i një Epoke të
Re Kombëtare.
Largimi i Sulltan Ramës tashmë është Kauzë Kombëtare emergjente.
Këtë mision do ta realizojë opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë të udhëhequr nga Lulzim Basha.
Këmbëngulja Drakoniane e Ramës për të mos dhanë dorëheqje nga kërkesa e referendumeve popullore të njëpasnjëshme, por hedhja benzinë zjarrit në demonstrimin e uraganit popullor me dt 16 mars, e cila do të jetë protesta me e madhe në historinë shqiptare, do të jetë me pasoja fatale për fatin e tij politik dhe një aktakuzë e rëndë për padronët e tij.
E Drejta Ndërkombëtare është e papajtueshme me aleancat që thuren në kurriz të një Shteti Sovran, të lirë dhe të pavarur.
Me dt 16 mars Edi Rama do të ketë përballë jo vetëm qytetarët por një Komb prej 10 milionësh, të cilët nuk mund ti tolerojnë kurrë ata që guxojnë të luajnë me të ardhmen e tyre.
Opozita e bashkuar e qytetarët e Shqipërisë do të jenë në shesh me dt 16 mars në emër të Kombit Shqiptar, të Kosovës që i vuni Serbisë e sivllaut të Ramës, Vuçiçit kufirin tek thana, të shqiptarëve të Maqedonisë që e futën këtë Republikë në NATO, zyrtarizuan Gjuhën Shqipe atje, të shqiptarëve të Tuzit të cilët me Besëlidhjen e tyre në emër të Atdheut ja rikthyen Malësinë Kreshnike të zotëve të saj legjitim, të Kauzës Çame të pushkatuar nga Edvini, të shqiptarëve të Preshevës.
Pretendimi mashtrues dhe djallëzor i Ramës për gjoja legjitimitetin e qeverisjes së tij është tashmë jo vetëm qesharak por dhe i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
16 marsi është data që ndan epokat.
Verdiktin e Sovranit e njohin mirë diktatorët e mëdhenj e satelitët e tyre të vegjël.
Pranverën e lirisë nuk ka forcë ta ndalojë.