Ylli i hollivudit, Tom Cruise nuk mundi të fshehte shqetësimin e tij ndërsa u pa duke mbërritur në Londër të mërkurën, në mes të paralajmërimeve për uraganin në Florida.
Autoritetet në Florida kanë dhënë paralajmërimet e fundit për banorët që kanë refuzuar të evakuohen, vetëm pak orë para se Uragani Milton të godasë bregun, duke i thënë atyre “të largohen tani”, ndërkohë që disa tornado kanë filluar të godasin shtetin.
Apartamenti i madh i aktorit të njohur në Clearwater, Florida, pritet të jetë në qendër të stuhisë. Ylli i Hollywood-it u pa në Londër me një pamje të shqetësuar, ndërsa lajmet për fuqinë shkatërruese të Milton po përhapen.