Gratë kanë udhëhequr prej mijëra vitesh. Kemi Neithhotep, e cila u bë mbretëresha e parë e Egjiptit 5 mijë vite më parë, duke u ndjekur më pas nga shumë vende të tjera vite më vonë.
Gjatë shekujve balanca ka qenë e lëkundur, por gratë liderë po lënë gjurmët e tyre në botë. Që nga viti 1960, të paktën 59 vende kanë zgjedhur një grua si kokën e qeverisë.
Është e qartë se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë drejt përfaqësimit të barabartë të grave në qeveri dhe në shoqëri. Por, po ju paraqesim disa vende rreth e qark botës, ku gratë kanë një post të rëndësishëm në politikë dhe në shoqëri.
Tokio, Japoni: Yuriko Koike u bë gruaja e parë guvernatore në vitin 2016. E tashmë ajo po përgatitet për lojërat olimpike të viti 2020 që do të zhvillohen në Tokio për herë të parë që pas vitit 1964.
Paris, Francë: Parisi zgjodhi për herë të parë si kryetare komune një femër në vitin 2014. Anne Hidalgo,bëri reformaradikale mjedisore. Duke përfshirë edhe ndalimin e qarkullimit të makinave në disa zona të qytetit.
Havana, Kuba: Marta Hernández Romero u bë kryetarja e bashkisë së Havanës që nga viti 2011. Kuba pati një bum turistësh në vitin 2016, pasi Barack Obama normalizoi marrëdhëniet e dy vendeve.
Sideni, Australi: Kryetarja e bashkisë së Sideni, Clover Moore është gruaja e parë e zgjedhur si kryetare bashkie dhe ajo që ka qëndruar më gjatë në këtë pozicion. Ajo u zgjodh në vitin 2014.
Toba, Japoni: Gratë zhytëse në Japoni kanë mbështetur komunitetin e tyre prej vitesh. Në qytetin e Tobas shumë gra të njohura si “ama”, mbledhin fruta deti duke u zhytur seri në 65 metra nën ujë pa maskë oksigjeni.