Shpëtim Axhami, kryetar i PLL
Poetët martirë si Havzi Nela nuk vdesin kurrë!
Ato i mban gjallë ajo çfarë ato kanë përcjellë për tek ne nëpërmjet penës dhe vargut të tyre!
Sot 36 vjet nga dënimi me varje e poetit antikomunist, qendrestarit rrezatues Havzi Nela!
Pavarsisht se e gjithë jeta e tij ka kaluar mes peripecirash të panumërta, midis burgut komunist e torturave, vuatjeve dhe internimeve, arratisjes dhe përplasjeve nga më të ndryshme, Havzi Nela asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk iu nënshtrua këtij regjimi!
Ai nuk u pajtua asnjëherë me regjimin diktatorial komunist por e luftoi arë me të gjitha mënyrat deri në sakrificën sublime kur diktatura e vuri para lotarit.
Havzi Nela ishte i tillë pasi e kishte kuptuar thellësisht se çfarë ishte ky lloj regjimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Këtë ndjenjë Ai e shprehu edhe nëpërmjet poezive të veta të cilat për këdo që sot i lexon, këto poezi i kalojnë kufijt e besueshmërisë për nivelin e tyre dhe kurajon e drejtëpërdrejtë me të cilën poeti Havzi Nela, nëpërmjet tyre, i është kundërvënë regjimit në ato ditë kur Shqipërinë e kishte pllakosut terri i kuq!
I paharruar qoftë kujtimi i poetit Havzi Nela.