Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas komenteve të shumta rreth çmimeve të larta në bregdetin e Shqipërisë.
Lajçi ka shkruar që të mos e mashtrojnë popullin, kjo pasi sipas tij, çmimet në Shëngjin janë të njëjta sikur vitin e kaluar.
“Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova n’Shëngjin të Ilir Dedaj në H.Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem! Mos u bani inatçor e mashtrues, se si n’Shqipni nuk gjeni edhe nji vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun! Ah det kaltrosh e qiell i shqipeve, kurrë mos mbetshim pa ty!”, shkruan aktori Çun Lajçi.