InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën. Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj

17 Korrik, 2024
in Artikuj
A A
Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën. Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj

Kur Angela Merkel, kancelarja e parë dhe deri tani e vetme e Gjermanisë, u zgjodh për herë të parë në këtë post, askush nuk besonte ajo do të drejtonte për 16 vjet me radhë fatet e vendit. Merkel mbush tani 70 vjeç.

Kur Angela Merkelu zgjodh në vitin 2005 si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ishin të paktë zërat që dyshonin, nëse ajo e kishte vërtet vullnetin për postin e kancelares.

Askush nuk besonte në atë kohë se pikërisht Merkel do të ishte për 16 vjet me radhë kancelare e Gjermanisë.

Para saj këtë e kishin arritur vetëm dy kancelarë: Konrad Adenauer i CDU-së (në vitet 1949-1963) dhe Helmut Kohl po i CDU-së, (1982-1998).

Por Merkeli nuk u bë rastësisht e “ashtu si për të thënë” kancelare e Gjermanisë. Dëshirën e saj për pushtet, ajo e ka treguar që herët.

Në mes të skandalit së donacioneve të Partisë Kristiandemokrate, CDU, ajo e kritikoi hapur në një artikull gazete mentorin e saj politik, Helmut Kohlin.

Pak kohë pas artikullit ajo u zgjodh kryetare e partisë CDU. Më parë ajo kishte mbledhur përvojë si ministre në kabinetin e Kohlit.

Merkeli dhe CDU-ja

Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e dinte mirë dhe prandaj ndryshoi edhe shumë elementë programatikë të partisë CDU duke e orientuar atë më afër qendrës së spektrit politik.

Temat si shërbimi i detyruar ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, që ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate, Merkeli i ndryshoi.

Në vitin 2011 ajo shpalli edhe heqjen dorë graduale të Gjermanisë nga energjia bërthamore.

Kritikët thonë se ajo e ka sfumuar profilin e partisë, e ka bërë CDU-në më shumë social-demokrate. Disa anëtarë të CDU-së madje krijuan një parti të re, “Alternativa për Gjermaninë”. Por tek të rinjtë kursi i Merkelit duket se gëzonte simpati.

Figurë simbol për Evropën

Instinkti i saj për pushtet, mjeshtëria e saj taktiko-strategjike dhe aftësia për t’u përshtatur, e bënë Merkelin edhe një nga politikanet më të rëndësishme të Europës dhe të Gjermanisë.

Si në samitet e G7-s apo në samitet e BE-së Merkeli ishte mbrojtëse e fortë e interesave gjermane në arenën ndërkombëtare. Gjatë krizës ekonomike dhe financiare të Europës Merkeli u kthye në një figurë simbolike të shpëtimit të euros.

Angela Merkel dhe refugjatët

Në tetor 2022 Komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i dha ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Për qëndrimin ndaj refugjatëve, hapjen e kufijve në vitet 2015 dhe 2016 dhe veçanërisht për sloganin e saj “Ne do t’ia dalim” Merkel u kritikua shumë në Gjermani.

Në kulmin e luftë së Sirisë Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.

Jetë në dy shtete gjermane

Merkel është lindur më 17 korrik 1954 në Hamburg, në ish-Gjermaninë Perëndimore. Merkel është me prejardhje gjermane dhe polake. Pas lindjes së saj i ati që ishte prift protestant u emërua në një kishë në landin e Brandenburgut, që asokohe ishte në ish-Gjermaninë Lindore.

Në kujtimet e saj me titull “Liria – Kujtime 1954 – 2021”, që do të botohet në nëntor, Merkel rrëfen për “jetën e saj në dy shtete gjermane – 35 vjet në ish-Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.

Merkel është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë. Megjithatë pas largimit të saj nga politika trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika, veçanërisht për qasjen e saj ndaj Moskës si dhe varësisë së Gjermanisë ndaj gazit rus./DW

    Të Lidhura

    Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
    Artikuj

    Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

    30 Prill, 2025
    “Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
    Artikuj

    “Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

    17 Prill, 2025
    Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
    Artikuj

    Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

    14 Prill, 2025
    Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
    Artikuj

    Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

    13 Prill, 2025
    Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?
    Artikuj

    Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

    12 Prill, 2025
    Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve
    Artikuj

    Spa për “Audi-n A8” të Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

    4 Prill, 2025

    TË FUNDIT

    “17 vjet më parë Irani më kërcënoi për romanin tim”, Ben Blushi: Kur po shkruaja “Parajsa artificiale”, i bindur se ky vend agresiv na bën dëm
    Aktualitet

    “17 vjet më parë Irani më kërcënoi për romanin tim”, Ben Blushi: Kur po shkruaja “Parajsa artificiale”, i bindur se ky vend agresiv na bën dëm

    14 Qershor, 2025

    HOROSKOPI i ditës së sotme, e shtunë 14 qershor 2025
    Horoskopi

    HOROSKOPI i ditës së sotme, e shtunë 14 qershor 2025

    14 Qershor, 2025

    Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
    Politikë

    Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

    13 Qershor, 2025

    Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark
    Aktualitet

    Vijojnë temperaturat e larta në vendin tonë, vlera maksimale regjistrohet në këtë qark

    13 Qershor, 2025

    "InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

    @2024 InfoPressAlbania

    No Result
    View All Result
    • KREU
    • Artikuj
    • Opinione
    • Politikë
    • InfoPress
    • Ekonomi
    • Bota
    • Sport
    • Lifestyle
    • WEB TV
    • Të ndryshme
      • Aktualitet
      • Lajme
      • I përzgjedhur
      • Sociale
      • Shëndetësi
      • Histori
      • Kulturë
      • Kuriozitete
      • Horoskopi
      • Show Biz

    © 2024 Infopressalbania.com