Nga Ina Zhupa
PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë takimin mbi kujtimin e 80-vjetorit të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, të cilët në vitin 1944 u masakruan, dhunuan e dëbuan me forcë nga forcat zerviste në Çamëri.
Këtë takim e përshëndetën, Fatmir Limaj, Kim Mehmeti si dhe përfaqësues të klubit të patriotëve të rinj nga PDIU.
Në fund të rinjtë e asamblit “Çamëria” kërcyen vallen e “Osman Takës”, simbol i trimërisë dhe krenarisë çame.