InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

VIP-i i jetës tënde!

20 Janar, 2024
in InfoPress, Opinione
A A
Zgjedhjet në autokraci nuk i fitojnë opozitat. Faji i humbjes nuk është …

Sonila Meço

Bota kjo është, nuk u bë në një ditë. E padrejtë, e poshtër, e pabarabartë, meskine, cinike, e ashpër, e pacipë, mizore.
Nuk ta jep dot as konfirmimin e as shpërblimin e merituar, sipas kutit tënd. Edhe kur je keq e s’gjen dot derman, por edhe kur je mirë, i privilegjuar e sheh se çfarë ndodh rreth teje mbushesh me ndjenja faji a thua ky është krim i një lloji tjetër.

Bota është kjo dhe nuk ka veç një “sepse”, as njëqindmijë. Mediokrit, mizerjet, maskarenjtë, kriminelët, hajdutët, imoralët, të pabesët, injorantët nga aty ku e sheh e gjykon botën janë të shpërblyerit e mëdhenj. E të vjen plasje, zeheri në stomak të shteron çdo energji.
Por kjo perspektivë ndryshon në sekondë nëse të bie rruga drejt një spitali, funerali, azili. Të ngjan halli e paqetësia jote një dromcë në oqeanin e vuajtjes dhe torturës njerëzore. Pyesni një mjek, një kujdestar, një nënë, që ka humbur fëmijën, një psikolog a një vullnetar në vende lufte. Si do t’ju ngjajë ajo padrejtësi e pamerituar e një rroge, e një vendi pune, e një intrige pas shpine, e një fyerjeje, e një përgojimi, e një vjedhjeje.

Por kjo nuk e zhbën as hallin tim të vogël në dukje e as drobitjen e tmerrshme të kujt po provon ferrin në tokë. Të dy dramat, pavarësisht përmasës janë të dhimbshme, shpirti i secilit e di, sa kohe përballet me provën.
Ama, nuk ka shërim thjesht duke klithur drejtësinë, paqen, barazinë, mirënjohjen, ndershmërinë, shpërblimin shpirtëror e material të dëshiruar, merituar. Duke iu drejtuar botës me gisht.

Sepse kësi katandisje morale, kjo zhytje e thellë moçalore veprash nuk shpëtohet thjesht duke thirrur, por edhe duke vepruar.
Dhe vijmë tek thelbi…A mundet të veprosh i ngulfatur gjer në fyt? I lodhur, i zhgënjyer, i rraskapitur, i pashpresë? A mund ta bësh i vetëm edhe në mos qofsh gjer në zgrip, por duke mos e duruar botën rrotull në konsum ordiner moral?

Më është dashur shumë, jo pa mundim, në një proces ndërgjegjësimi të gjatë, të vështirë, sfidues, strapacues, duke hyrë e dalë nga vetja me mijra herë: nuk zbraz dot asgjë nga një enë bosh. Duhet mbushur ena. Vetja.

Si?
Ta njohësh e pranosh se kjo është bota e madhe, ku je gjithnjë e më i vogël për ta shndërruar gjithë padrejtësinë karmike, me brezni. Është drobitëse të ndihesh i pafuqishëm për ta bërë, e di, ma di shpirti, trupi. Nga njëra anë të vjen plasje kur e di se çfarëdo bën nga pozicioni yt, puna, edukimi, formimi, angazhimi shoqëror nuk mjafton e ngjan si energji çuar dëm se e keqja funksionon me megawat. Mandej ndihesh si në faj kur sheh ç’mënxyra kalojnë njerëzit e ti ankohesh për ato që të ndodhin ty, njeriut të punësuar, me formim, njohje, të ardhura më të mira, me duar e këmbë, privilegje, të fortë prej natyre, me sado thika ngulur shpine.
Ndaj nis me pranimin dhe njohjen e ndyrësisë së botës, pa fatalizëm. Të të gjitha mëkateve të saj. Përsëritjes korrekte të maskarallëkut, degradimit, degjenerimit, zvetnimit. Por edhe njohjes së vetes, si vëzhgues i brendshëm dhe i jashtëm i saj. Sepse vetëm kësisoj do mundesh të kanalizosh sasinë e duhur të energjisë në gjërat, që mund të ndryshosh. Jo thjesht duke i thirrur, mallkuar, sharë, gjykuar, dënuar. Por në ndryshimin sado të vogël, aty ku mund t’ja dalësh, në atë copëz habitati, për aq njerëz, në atë cep bote. Kjo jep paqen për vuajtjen e thellë njerëzore, intelektuale, morale të kujtdo sheh si rrokopuja e një bote të çartur tenton të shqyejë rrënjët aq shumë të investuara të secilit edhe me breza.

Por kjo kërkon të nisësh nga vetja, të jesh mirë me të, të kujdesesh për trupin tënd, për shëndetin mendor, të ushtrohesh, të ushqehesh mirë, të gëzosh kënaqësitë e vogla të jetës me të shtrenjtët e tu, të pushosh, të zgjedhësh ç’të shohësh e të lexosh, të kontrollohesh për atë dhimbjen bezdisëse, të dëgjosh mendje të ndritura, të stakohesh për ca kohë gjersa të ndjesh se kupa jote u mbush bash mirë e prej saj mund të nisësh të “zbrazësh” për të ndryshuar gjërat, për të zhbërë padrejtësitë e botës, për të luftuar betejat morale, shoqërore, për të ndihmuar të pamundurit, ata pa privilegjet e tua, të jesh për të nëpërkëmburin, të ngresh platformë për kë zë s’ka, të krijosh lëvizje, të prodhosh rezistencë.

Truri ynë është krijuar të dallojë më së pari të keqen, si strategji vetmbrojtëse. Por mu për këtë duhet vullnet e durim me pa të mirën, pozitiven sado të vogël, me qenë mirënjohës, me e vlerësu veten për aq ndikim, sado të vogël për mirë tek tjetri. Pa e shkatërru veten me idenë se jemi të pamundur me e ndryshu të keqen e madhe. Nuk e ndryshojmë dot, ama e përballojmë më mirë, i japim një dorë kujt të mundemi, flasim e veprojmë në komunitete të vogla pa patur nevojë t’ja ulërasim botës e të shqyejmë veten për ca më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Se po nuk ma diti bota, nuk ka vlerë. Jo or jo! Bota s’do t’ja dijë si e tërë, ama del nga ajo hulli e padritë trishtimi se jemi të pafuqishëm pë të ndjerë, ndryshuar, shijuar të mirat e kësaj bote.
Me këtë filozofi e gjendje fizike do mund të përballojmë edhe tragjeditë përreth, do trashim lëkurët të rezistojmë, do nisim të bëjmë sa mundemi e do mësojmë të çmojmë botën e vogëlth, që zgjodhëm e u rrekëm ta bëjmë më të mirë.

Dhe ndonjëherë duhet bërë paqe me idenë se jo thjesht fjala, por veprimi ndryshojnë gjërat dhe se kjo kërkon kujdesin për veten në radhë të parë.
Imagjinoni një kor, ku të gjithë të ndërgjegjësuarit, të fortët nga natyra, të paepurit, të formuarit, intelektualët, të drejtët të këndojnë në nota të larta pa pushim. Do vijë momenti të ngjiren e s’do ketë mbetur kush të këndojë më e tingujt e “zgjimit” shoqëror do shuhen. Ndaj mes tyre, pak tërheqje herë pas here, për pak më shumë kujdes për veten para se t’i jepesh korit do ndërtojë “muzikë” të pashtershme.
Ndërgjegjësim do kjo situatë kaq e ndërlikuar, nuk ndërtohet bota, duke shkatërruar veten!

 

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com